Connect with us

Aktuale

Rritet mbi 22 mijë euro kosto e renovimit të ‘Emin Gjikut’

Published

on

Pas shpalljës së dy tenderëve, Ministria e Kulturës ka arritur pas 4 vjetësh t’i japë fund restaurimit të shtëpisë kryesore të Kompleksit Etnologjik, “Emin Gjiku”, ku edhe funksionon Muzeu Etnologjik i Kosovës në Prishtinë.

Restaurimi i ndërtesës së Muzeut Etnologjik, ka nisur në 2017. U bënë pak punë, por vetëm në 2020 MKRS arriti të hap tender për restaurimin e objektit kryesor të kompleksit.Herën e parë, në 2020, tenderi (i hapur më 22.06.2020) për restaurimin e shtëpisë kryesor të Muzeut Etnologjik, ishte fituar nga Kompania “Albi Company” , në vlerë prej 52,308 eurove.

Por, në verën e këtij viti, MKRS u detyrua të shkëpusë kontratën me ‘Albi Company” për shkak se kjo e fundit, nuk arriti të përmbushë kushtet e kontratës.Për ta përfunduar punën për restaurimin e objektit, MKRS i ofroi një kontratë (me procedurë të negociuar) N.T. “Pleqja” për restaurimin e objekti të Muzeut Etnologjik me vlerë prej 74,912.72 eurosh, raporton Kallxo.com.

Kontrata e tenderit të dytë MKRS i kushtoi dukeshën më shtrenjtë se e para. Dallimi me mbi 22 mijë euro.

Kompania “Albi Company” u shpall fituesi i tenderit të MKRS për restaurimin e objekti të Muzeut Etnologjik në shtator të 2020, me vlerë të përgjithshme të kontratës 52,308.00 euro. Kompania “Albi Company” nga Rahoveci “mposhti” 8 kompani të tjera në garë për tenderin në fjalë. Bile edhe një kompani që kishte ofruar çmim më të lirë.

Sipas njoftimit për dhënien e tenderit, “Albi Company” kishe në dispozicion 120 ditë për përfundimin e punimeve.

MKRS ishte paralajmëruar se oferta me çmimin më të lirë e rrezikon përmbushjen e kontratës dhe finalizimin e punimeve në objekt.

Kontrata në mes të MKRS dhe ‘Albi Company” u nënshkrua në tetor të 2020. Por në korrik të 2021, MKRS ia ndërpreu kësaj kompanie kontratën, për shkak të mos përmbushjes së kushteve të kontratës./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending