Ndërtim
Ritme të larta ndërtimi në Hidrocentralin e Moglicës
HEC-i i Moglicës, një nga dy hidrocentralet e kaskadës së Devollit, në 2019 do të hedhë në rrjet energjinë e prodhuar, duke përforcuar kapacitetet prodhuese në vend.
Ecuria e punimeve është brenda parashikimeve dhe kjo iu bë e ditur Kryeministrit Edi Rama nga drejtuesit e kompanisë, gjatë inspektimit që ai së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, bëri sot në këtë vepër.
“Do të fillojmë me mbushjen e digës vitin tjetër, në 2018 dhe do të shkojmë më tej me prodhimin gjatë pranverës së vitit 2019 dhe në fund të vitit 2019 do të përfundojë gjithçka,” – u shpreh një nga drejtuesit e Statkraft.
Me kapacitet të instaluar 256 MW, HEC-i i Moglicës rrit kapacitetet prodhuese të energjisë në vend me 700 GWh dhe e gjithë kaskada e Devollit do të rrisë me 17 përqind furnizimin me energji. HEC-i i Moglicës është një vepër unikale në projektim e ndërtim. Për herë të parë, diga e Moglicës do të lidhet me centralin e prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, i cili do të ndërtohet brenda në shkëmb.
“11 kilometra tunele nga këtu te centrali i prodhimit, i cili do të jetë nëntokë. Ky do të jetë centrali i parë i ndërtuar në Shqipëria nëntokë,” – u shpjegoi një nga drejtuesit e punimeve.
Po ashtu, me një lartësi prej 160 metrash, diga e Moglicës është një ndër digat më të lartë në botë në llojin e saj.
“Është një ndër më të lartët në llojin e tij. Mendoj se është vetëm një në Kinë që është pak më e lartë, por është thuajse e njëjta. Është një ndërtim unikal dhe shumë i madh,” – theksoi një nga inxhinierët zbatues.
Për ndërtimin e kësaj vepre aktualisht janë angazhuar rreth 1400 punonjës. “Përafërsisht, duke përfshirë edhe rrugët zëvendësuese, janë 1300-1400 njerëz,” – u shpreh një nga inxhinierët zbatues.
Përveç investimit në veprën energjetike, kompania ka investuar 60 milionë euro në infrastrukturën rrugore, duke iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Devollit.
-
Infrastrukturë17 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë21 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale2 days ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë2 days ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë21 hours ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Infrastrukturë2 days ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Aktuale17 hours ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve