Connect with us

Infrastrukturë

Reagon kryetari i Lipjanit për stadiumin në Dobrajë, Ulëset nuk u vendosën gabim, por për fushën kryesore!

Published

on

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i tha Ekonomia Online se tribuna në stadiumin e fshatit Dobrajë nuk është ndërtuar në drejtim të kundërt me fushën por që kjo është bërë me tendencë.

Në disa video të shpërndara në rrjetet sociale ku thuhej se tribuna kryesore është vendosur mbrapsht, kjo nuk qëndron.

Kreu i Komunës ka thënë se tribuna është vendosur për stadiumin kryesor dhe jo për atë ndihmëse dhe se interpretimet janë bërë të qëllimshme.

Ahmeti ka thënë se mosmirëmbajtja e fushës e ka sjellë në gjendjen aktuale. Shkak sipas tij janë bërë ndërrimi i kryesisë së klubit.

“Stadiumi është dorëzuar në një gjendje jashtëzakonisht të mirë dhe është funksionalizuar në atë kohë sistemi i ujitjes së fushës së futbollit, i kemi dorzu edhe një kosë për të kositë barin, për ta mirëmbajte dhe ndërkohë atje ka pas ndërrime të kryesive të klubeve, ne e kemi bë edhe një fushë ndihmëse, si duket ata e kanë përdorë fushën ndihmëse dhe fare s’e kanë mirëmbajttë këtë fushën kryesore të futbollit dhe tani e kemi një gjendje jo të mirë atje.

Duket që kanë pas vështirësi financiar si klub, nuk kanë donacione të mëdhaja, nuk kanë të hyra të mëdhaja dhe natyrisht që kërkohet angazhim i stafit shtesë për të mirëmbajttë një stadium, mos mirëmbajta e fushës e ka sjellë këtë situatë që e kemi”, ka thënë Ahmeti, teksa shtoi se tribuna nuk është vendosur gabimisht siç është potencuar në disa media.

“Nuk është e vërtetë që janë vendos gabim, ato janë vendosë për fushën kryesore, nuk janë vendos për fushën ndihmëse dhe janë të kthyera nga fusha kryesore, tani kush interpreton ndryshe, me qëllime të caktuara politike është temë tjetër, por në stadium janë ulëset e vendosura për fushën kryesore, ju mund të shkoni ta verifikoni këtë dhe të merrni pamje kur është lëshuar fusha në përdorim, është çështje tjetër që ata nuk kanë mundur ta menaxhojnë fushën më tutje dhe tash është në një situatë të tille”, u shpreh ai.I pari i Lipjanit ka deklaruar se mirëmbajtja e stadiumit është në kompetencë të klubeve dhe se këtë nuk mund ta bëjë komuna.

Ai ka thënë se dorëzimi i stadiumit është bërë në mënyrë të rregullt dhe se stadiumi ka qenë në gjendje perfektë.

“Jo vetëm Lipjani por asnjë komunë nuk mund të merr përsipër menaxhimin e fushave të futbollit. Ne investojmë e ndërtojmë dhe e japim në menaxhim të klubit për të cilin është ndërtuar ajo fushë, siç e kemi dhënë stadiumin e Ulpianës në Lipjan në menaxhim të klubit e kemi dhënë fushën për klubin ‘Arbëria’, natyrisht që klubet do të duhej me pas mundësinë me i mirëmbajttë ato fusha, komuna nuk mund me dërguar punëtor atje çdo të dytën ditë, as me ujit as me kositë e as me i ndejtë gati, se nuk kemi kapacitete ose fuqi punëtore që munden me bë këtë, do të thotë defekti ka ndodhë thjeshtë pamundësia e klubit për ta mirëmbajttë, ajo që duhet me thënë para publikut unë, le të verifikohet, le të shihen pamjet në çfarë gjendje ne e kemi dorëzua dhe çfarë gjendje është sot dhe kush është fajtor komuna nuk mund të marrë përsipër që me i dërgua punëtorët prej komunës me ia kositë atë bari atje ose me lëshuar ujitjen.

Sistemi i ujitjes është me telefon me lëshuar, aq i lehtë, aq modern ka qenë, tani çfarë gjendje është atje është temë tjetër”, ka deklaruar Ahmeti./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Një pallat 7 katesh “mbin” tek lulishtja në Kombinat, banorët protestojnë

Published

on

Mes thirrjeve “Duam parkun tonë”, dhjetëra fëmijë dhe banorë të rrugës “Llambi Bonata” protestuan pasditen e djeshme kundër shkatërrimit të lulishtes së lagjes së tyre në Kombinat. Ata shprehen se prej më shumë se 20 vitesh, kjo hapësirë publike është e vetmja që kanë për të kaluar kohën e lirë si dhe për të luajtur fëmijët.

Me një vendim të bashkisë Tiranë, të janarit të 2024, i është dhënë leja ndërtimit të një pallati me 5 dhe 7 kate si dhe 2 kate parkim nëntokësor.

Sipas tabelës së projektit, e cila tanimë është rrëzuar nga banorët në shenjë proteste, lulishtes i kanë dalë pronarë, përkatësisht Keid Kalaja dhe Brugen Strati, ndërsa ndërtues është shoqëria “Fidalba” sh.p.k.

Në tabelën informuese të projektit thuhet se leja është dhënë për rrugën “Sabaudin Gabrani”, e cila ndodhet në afërsi të Misto Mames. Ndërkohë që pallati do të ndërtohet në rrugën “Llambi Bonata”.

Banorët, të cilët u mblodhën në lulishte u shprehën se në këtë zonë nuk ka vende të tjera çlodhjeje dhe argëtimi.

Banorët argumentojnë se pranë kësaj lulishteje është shembur një pallat me arsyetimin e tërmetit, ndërsa prej kohësh nuk ka asnjë plan për rindërtimin e tij, me pretendimin se toka është e papërshtatshme.

Banorët i janë drejtuar njësisë administrative nr.6 si dhe komisariatit përmes kërkesave përkatëse për të kundërshtuar projektin si dhe duke kërkuar informacion plotësues të origjinës së pronës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik

Published

on

Kompania e ndërtimit KAWA Group, zyrtarisht tashmë do të operojë edhe në kryeqytetin britanik.

Kompania e njohur shqiptare e ndërtimit, të shtunën, më 18 maj 2024, përmes një ceremonie festive do të inauguroj zyrën operuese në qendër të Londrës.

KAWA në Mbretërinë e Bashkuar do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro

Published

on

Së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “1 Tetori” me atë “Isa Kastrati”.

Komuna e Prishtinës tashmë ka bërë edhe përzgjedhjen e kompanive në vlerë prej afro një gjysmë milioni euro, raporton Indeksonline.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në prokurimin online E-prokurimi , për këtë projekt janë shpallur fitues “Grupi i Operatorëve Ekonomikë Gashi 3 ING SH.P.K. Gashi ING SH.P.K.”, me çmimin prej 487,977.63 eurosh.

Për këtë projekt kanë aplikuar katër grupe ekonomike. Në bazë të kësaj dosjeje operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë kanë ofruar ofertë më të lirë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending