Connect with us

Infrastrukturë

Rama: Vendimi për lagjen Kalabria duhet të shfuqizohet

Published

on

Pika e tretë e rendit të ditës që ka të bëjë me propozimvendimin për anulimin e vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria” ka nxitur debat dhe tensione në seancën e kuvendit komunal të Prishtinës.

Kryetari Përparim Rama deklaroi se ky vendim është kthyer i jashtëligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), raporton Kallxo.com.

Rama tha se duhet bërë një analizë e mirëfilltë e që pas gjashtë muajve me sjellë planin e ri.

“Nuk mundet me u rritë konficienti 1.8 në 2.4 pa u analizuar në mënyrë të mirëfilltë impaktin që mund të ketë në hapësirat ku jetojmë. Sepse mundet me pas një efekt negativ. Nuk jam kundër konficienti 2.4, faktikisht në ndihmon në disa aspekte, por duhet të shfuqizohet ky vendim, kërkesa e ministrisë dhe duhet ta bëjmë një analizë i nevojitet kësaj zone dhe ta bëjmë destinimin tjera në ndërlidhshmëri me konfiecientin 2.4. Përmomentin është jolegale. Unë jam këtu për më të mirën e juve – qytetarëve”, tha kryetari i Prishtinës.

“Nëse ne duam ta rrisim koeficientin duhet ta bëjmë dizajnimin e mirëfilltë në aspektin e planti rregullativ dhe urban se çka i nevojitet asaj zone si rezultat i ngritjes së koificentit pra: sa parkingje shtesë na nevojiten; sa shkolla; sa qendra mjekësore familjare; sa hapësira të gjelbërta”, deklaroi Rama./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Proceset teknologjike të trajtimit të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”

Published

on

Uji fillestar merret direkt nga liqeni me pompa dhe dërgohet në Impiantet e trajtimit të ujit, me ç’rast i nënshtrohet proceseve teknologjike për trajtim.

Proceset teknologjike janë: paraoksidimi i cili bëhet me klor të gaztë për t’i oksiduar materiet organike dhe inorganike. Procesi pasues është ajrimi, qëllimi i të cilit është pasurimi me oksigjen, largimi i erës, shijes dhe oksidimi i manganit dhe hekurit.

Koagolimi është procesi i radhës i cili ka për qëllim kthjellimin e ujit.

Për t’u larguar këto papastërti, rol të rëndësishëm ka flokulimi që është proces kimik që si kemikat përdoret polielektroliti. Grimcat e formuara ndalen përmes procesit të filtrimit, ku ky proces është mjaft i rëndësishëm për pastrimin e ujit që është i përbërë prej rëre dhe antracidit ose karbonit aktiv.

Nga filtrat uji shkon në rezervuar grumbullues dhe i nënshtrohet procesit të dezinfektimit ose klorizimit dhe është i gatshëm për pije.

Sasia e klorit në ujë prej rezervuarit duhet të del 0.5 miligram për litër dhe te konsumatori i fundit nuk duhet të jetë më pak se 0.2 miligram për litër.

Kjo sasi është e mjaftueshme si preventivë gjatë rrugëtimit të tij nëpër gypa shpërndarës, pra si preventivë për kontaminim.

I tërë ky proces përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike që duhet të jenë brenda kufijve të lejuar për ujin e pijshëm sipas Udhëzimit 10 /2021, për konsum njerëzor./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Lipjani nis hartimin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 8 vjeçare

Published

on

Në sallën e Kuvendit të Komunës, të enjten është mbajtur takimi i parë mes përfaqësuesve të Komunës së Lipjanit dhe kompanisë së angazhuar për përkrahje profesionale për fillimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën e ardhshme 8 vjeçare.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se është i hapi parë i angazhimit tonë në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, andaj kërkoj angazhimin maksimal të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë aktivitet në mënyrë që ky plan të jetë sa ma i sakte dhe sa më kredibil, një plan që do të na ndihmonte shumë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka theksuar se gjatë procesit të hartimit të Planit do të ketë sfida të ndryshme por jam i bindur që edhe me ndihmën profesionale të kompanisë dhe kontributin tonë,  në fund do ta kemi një dokument që i plotëson nevojat e qytetarëve të Komunës së Lipjanit dhe me të cilin synohet vazhdimi i hapjes së perspektivave  zhvillimore për një zhvillim sa më gjithëpërfshirës dhe të ekuilibruar brenda territorit të Komunës së Lipjanit

Ndërsa, drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Imri Semetishti, tha se Plani Zhvillimor Komunal është akti më i lartë i planifikimit hapësinor në nivel lokal një plan strategjik multisektorial me të cilin përcaktohen caqet e zhvillimit hapësinor, ekonomik dhe social.

Drejtori Semetishti ka potencuar se me Planin Zhvillimor Komunal planifikohet zhvillimi hapësinor në kontekst të ndryshimeve të bëra dhe harmozimin e tyre me nevojat reale dhe mundësitë për të arritur kushte optimale të zhvillimit dhe organizimit hapësinor dhe të ndërtimit në territorin e Komunës së Lipjanit. Ai po ashtu ka thënë se qëllimi i hartimit të planit nuk është vetëm përmbushja e një detyrimi ligjor, në fakt ne si komunë qëllim themelor kemi që të zhvillojmë një plan jo ideal por  një plan real me objektiva të qarta dhe të mundshme për zbatim.

Nga ana tjetër, Isamil Baftiari, përfaqësues i Institutit për Shkencë dhe Teknologji, është shprehur i nderuar që i’u është besuar puna për hartimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm të komunës. Ai me tej ka bërë një prezantim të hapave për zhvillimin e dokumentit dhe angazhimeve që priten në të ardhmen./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Në fundjavë bëhet pastrimi gjeneral i një rruge në Bregun e Diellit

Published

on

Të shtunën, më 1 tetor 2022, nga ora 09:00, do të bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Qazim Bobaj” me parkingjet përreth, rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Më pas do të bëhet edhe pastrimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.

U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

Lusim qytetarët tanë të bashkëpunojnë, sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending