EC Ma Ndryshe ka organizuar diskutim të hapur ndërmjet vendimmarrësve të qeverisë komunale, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe banorëve të lagjes “Qendër” në Pejë, ku është shqyrtuar ideja e ri-marrjes së hapësirës publike dhe rifunksionalizimi i “Kajnakut”. Në kuadër të këtij diskutimi, EC gjithashtu ka organizuar punëtorinë një ditore që ka pasur për qëllim vizionimin e hapësirës publike, duke u bazuar në kërkesat, të cilat janë paraqitur nga vet qytetarët e Pejës, gjatë takimeve paraprake me ta.
Punëtoria është realizuar me pjesëmarrje të përzgjedhur të studentëve të arkitekturës, nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore, banorëve të lagjes, duke synuar përfshirjen e perspektivave të ndryshme në trajtimin e kësaj hapësire.
Hapësira publike, kërkon trajtim dhe vëmendje më të shtuar, si rezultat i mos përkujdesjes institucionale dhe ndikimit të faktorit kohë. Punëtoria ka synuar identifikimin e potencialit për tu vizionuar dhe intervenuar në të ardhmen.
Rezultatet e punëtorisë do të publikohen në një raport përmbledhës që do të ketë si produkt final vizionimin e hapësirës publike të lënë pas dore përkatësisht “Kajnakun” në Pejë.
Ky aktivitet është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut./Media Ndërtimi.