Publikohen pamje mbresëlënëse nga liqeni i Pukës

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të enjte, duke publikuar pamje mbresëlënëse nga liqeni i Pukës.

Në një video të publikuar në Facebook, shkruhet se rivitalizimi i liqenit, është një atraksion i ri për Pukën.

Ai bën me dije se në këtë zonë shumë shpejt do të lindin pikat e agroturizmit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë përsëritje të fotos së mëparshme në video, të këtij liqeni në mes të qytetit, ku shumë shpejt do të lindin pikat e agroturizmit dhe falë edhe të cilit do të rritet turizmi e ekonomia lokale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155564885526523/

 

REKLAMA