Pse është bllokuar licencimi i inxhinierëve, sipas Sylejmanit

0

Katërmbëdhjetë vite më parë ishte aprovuar licencimi administrativ për inxhinierët, por që nga atëherë e deri më sot nuk është dhënë as edhe një licencim, shkruan Ndërtimi.info

Gjithë bllokimi licencimit të inxhinierëve për tash e sa vite është çështje e interesave. Kështu ka thënë në një intervistë për Ndërtimi.info, profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Hamdi Sylejmani. Krahas këtyre viteve, në vitin 1990 janë respektuar rregullat e ndërtimit.

“Se në vitin 2004 është aprovuar licencimi administrativ të inxhinierëve, por asnjë licencim nuk është dhënë.  Është bllokuar, sipas meje është çështje interesave. Sepse ka qenë e aprovuar udhëzimi administrativ sipas të cilit kanë filluar provimet profesionale”, ka thënë Sylejmani.

Se disa mendojnë që ky është një riprovim, Sylejmani thotë të jenë të gabuar. Siç shpjegon ai, licencimi nuk është riprovim e as riedukim por është njohje me rregullat se çka duhet pasur kujdes gjatë ndërtimit.

“Ajo është siguria e shfrytëzuesve, mbrojtja për shfrytëzues. Nuk është provim apo riedukim, por është me i njoh të gjitha rregullat dhe ligjet çka nevojitet me i përdor. Po keqkuptohet se po hynë në riprovim. Por nuk është riprovim, nuk ka formula. Por aty duhet njohur ë të gjitha rregullat çka duhet me pas kujdes gjatë ndërtimit, çka duhet me siguru se kur të përfundon me marr menjëherë lejen e përdorimit”, sqaroi Sylejmani.

Ligji për mbrojtjen e inxhinierëve ishte dashur të përfundojë qysh në vitin e kaluar, thotë Sylejmani.

“Është çështje që po punohet, ishte dashtë me u kry në maj të vitit të kaluar, Ligji për mbrojtjen e inxhinierëve dhe ajo odë me marr procesin në dorën e vetë. Shumë më vonë kanë nis profesionet tjera dhe kanë kryer shumë shpejt. Unë nuk di a mundet me qenë udhëzimi administrativ ose Ligji me u dallu për mjekë në krahasim pre inxhinierëve, apo juristë. Kështu disi çka është mbrapa vështirë me u ditë”, tha ai.

Derisa në vitin 2018-të rregullat për ndërtim nuk respektohet, në vitin 1990, kishte rregulla të cilat respektoheshin.

“Përpara ka pas rregull. Deri në vitin 90-të ka pas rregull. Ka pas provimin profesional dhe ai ka marrë certifikatën që ka dhënë provimin profesional dhe ai ka pas përgjegjësi dhe të drejtë për me projektu dhe me qenë udhëheqës ai që i projekton krejt punët”, ka përfunduar ai.

REKLAMA