Prokurimi – ‘kampion’ i korrupsionit

0

Prokurimi publik është një ndër aktivitetet e qeverisë më të prekshëm nga korrupsioni. Ky konkludim doli nga raporti “S’ka Tatim pa Informim” të publikuar nga Lëvizja Fol.

Jetoj Zulfaj nga Lëvizja Fol, prezantoi të gjeturat e këtij raporti, duke thënë se korniza e tashme ligjore në Kosovë, ofron transparencë të kufizuar mbi shpenzimet publike, shkruan EO.

Andaj, kjo pamundëson identifikimin e aferave korruptive.

“Prokurimi publik është një prej aktiviteteve të qeverisë më i prekshëm nga korrupsioni. Për shkak të natyrës së fshehtë është vështirë të matet korrupsioni. Kontratat publike rrinë të fshehura prej publikut. Korniza e tashme ligjore ofron transparencë të kufizuar për shpenzimet publike. Ligji për qasje në dokumente publike ofron transparencë bazuar në rregullin ‘nëse nuk pyet, nuk është i hapur’. Ligji për shoqëri tregtare ofron transparencë të kufizuar lidhur me pronarët e bizneseve, menaxhmentin dhe përfituesit. Ligji për prokurim publik kufizon qasje në dokumente publike”, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here