Selimi: Programi i MCC – mundësi për ndërtime efiçente

0

Kosova ka marrë afro 50 milionë dollarë nga MCC. Hisja më e madhe e mjeteve të dhuruara për Kosovën nga Agjencia Shtetërore e Amerikës, Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit do të shkojnë për fushën e energjisë.

Intervista nga Uran Haxha

Koodinatori nacional për menaxhimin e këtij fondi për Kosovë, Petrit Selimi ka treguar në intervistë për Ndërtimi.info se do të jenë shumë qytetarë që do të përfitojnë nga projektet e ideuara dhe që do të financohen nga Koorportata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Investimi në efiçiencën e shtëpive të banimit për ruajtje të energjisë qoftë me fasadë apo dritare, vënia e njehësorëve dhe rregullatorëve të nxemjes së TERMOKOS-it dhe shumë projekte tjera do të investohen në Kosovë.

Afro 50 milionët e dhuruara nga MCC, kanë bërë që Kosova të jetë vendi i dytë në botë që ka marrë një fond kaq të madh në programin Threshold, pasi në të kaluarën ka qenë vetëm Indonesia që ka marrë një fond në këtë program.

Teksa në anën tjetër shumë shteteve u kanë shkuar deri në tri vjet përgatitje të projekteve dhe modaliteteve tjera, Kosovës dhe ekipit të saj i është dashur që vetëm për rreth 8 muaj t’i përfundojë procedurat. Të gjitha këto më gjerësisht dhe detaje tjera mund t’i dëgjoni në intervistë mëposhtë: