Connect with us

Featured

Probleme të shumta infrastrukturore e objekte afër shembjes në Rahovec

Published

on

Problemet kryesore që kanë dalë për banorët e Rahovecit gjatë hulumtimit që kanë bërë hulumtuesit e Jeta në Kosovë nuk janë të vogla krahasuar me territorin që ka kjo komunë. Rahoveci me 76 mijë banorë, ka një buxhet prej 11,5 milionë eurove, prej tyre 3,5 milionë janë shpenzuar për investime kapitale në vitin 2016. Lista e halleve të banorëve të Rahovecit është e gjatë dhe ato nuk mund të zgjidhen për një mandat me një buxhet prej 3,5 milionë euro për shpenzime kapitale.

Jeta në Kosovë ka  gjetur se ka mungesë të kabineteve në shkollat profesionale, të cilat kur janë ndërtuar janë paraparë të jenë me kabinete për mësim praktik. Komuna e Rahovecit ka një shkollë profesionale dhe aty mësimin e ndjekin rreth 400 nxënës. Shkolla është në objekt të ri, por mungojnë kabinetet përkatëse për mësim praktik nga nxënësit. Kur ka nisur ndërtimi i shkollës ka qenë e paraparë që objekti të ketë kabinetin e teknologjisë së ushqimit, teknologjisë informative, kabinetin e elektros, makinerisë dhe bujqësisë. Asnjërën nga këto kabinete nuk i ka kjo shkollë, përjashtimisht kabinetit të teknologjisë së ushqimit që është bërë tash së voni.

Gjatë viteve të fundit në shkolla është paraqitur si problem numri i madh i mungesave të nxënësve. Në vitin 2016 (gjatë semestrit të parë dhe të dytë), Drejtoria e Arsimit e kësaj komune, ka evidentuar 208,903 mungesa të nxënësve në orë mësimore.

Rahoveci e ka rrënuar objektin e vjetër të çerdhes për të ndërtuar një objekt të ri më kushte më të mira. Aktualisht fëmijët janë vendosur në një çerdhe të improvizuar.

Në Komunën e Rahovecit janë të deponuara tri kërkesa tjera prej banorëve për hapje të çerdheve. Një është nga fshati Krushë e Madhe, një nga fshati Ratkoc dhe një nga fshati Xërxë. Deri tani komuna nuk e ka futur në buxhet, ose në planet e saj hapjen e çerdheve të reja.

Infrastruktura, uji dhe stacioni

Në Rahovec ende ka fshatra që nuk janë të kyçura në rrjetin e ujësjellësit. Zona në Lagjen 3 të Rahovecit ka rrjet të ujësjellësit, por nuk ka ujë të pijes. Ky problem është ngritur nga ana e tyre përmes një peticioni të banorëve.

Së fundmi kanë filluar punimet në tri fshatra për shtrimin e rrjetit të ujësjellësit.

Fshati Kaznik nuk e ka rrjetin e ujësjellësit, ndërsa në fshatrat Guri i Kuq, Palluzhë, Pastasellë dhe Zatriq kanë filluar punimet, është kryer faza e parë e rrjetëzimit, por ende nuk kanë ujë të pijshëm. Në fshatin Pastasellë është bërë shpimi dhe është ndërtuar baseni për furnizimin me ujë të pijshëm të këtij fshati, në analizat e bëra në kohën e qeverisjes së Smajl Latifit është thënë se uji është i pijshëm, ndërsa në qeverisjen e Idriz Vehapit është thënë se uji nuk pihet.

Komuna e Rahovecit e ka të trashëguar problemin e stacionit të autobusëve. Pronësia e tij akoma është e pazgjidhur. Juridikisht i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por teknikisht mirëmbahet nga ana e komunës. Komuna nuk ka bërë ndonjë hap në zgjidhjen e statusit të kësaj kompanie.

Ekipi i Jeta në Kosovë ka gjetur se në Rahovec ka rrezik nga shembja e objekteve të vjetra. Një numër relativisht të madh të objekteve në pjesët e ndryshme të qytetit të cilat janë të vjetërsuara dhe paraqesin rrezik nga shembja duke kanosur sigurinë e qytetarëve. Komuna deri tani nuk ka ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse për riparimin ose konservimin e këtyre objekteve.. Përveç kësaj, fshatrat e Rahovecit kanë mungesë të ndriçimit, e në disa pjesë edhe të trotuareve.

Rahoveci e ka një ekip të basketbollit që garon në ligën e parë të Kosovës, por fatkeqësisht nuk ka palestër sportive. Në vitin 2008 ka filluar ndërtimi i palestrës sportive në Komunën e Rahovecit, por ajo ende nuk është përfunduar. Punimet që janë kryer deri tani kanë filluar të dëmtohen. Kjo palestër është shndërruar një strehimore për qentë dhe frekuentohet nga narkomanët.

Në gjendje të ngjashme me palestrën sportive, ndodhet edhe obelisku I luftës në Gradish i cili deri më tani ka kushtuar më shumë se 400 mijë euro. Ky obelisk që për qëllim ka pasur përkujtimin luftës, po ashtu është dashur të bëhet edhe muze si dhe hapësirë për festivale të ndryshme, por që sot ngjason më një rrënojë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending