Featured
Prizrenit do t’i shtohet muzeu shqiptaro-hebraik
Qytetit të bukur të Prizrenit përveç bukurive të tjera shumë shpejt pritet që t’i shtohet edhe një muze me trashëgimi të lartë kulturore. Bëhet fjalë për objektin shqiptaro-hebraik që pas renovimit do të shndërrohet në muze. Qëllimi i këtij muzeut është që të prezantohet historia hebraike dhe ajo shqiptare.
Renovimi i objektit do të mundësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku investimi kap vlerën e 50 mijë euro transmeton Koha.net .
Projekti është në harmoni te plotë po ashtu me komunën e Prizrenit, meqë rast është nënshkruara një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit. Ky projekt figuron në listën e objekteve që do të ndërtohen gjatë këtij viti ku mjetet janë ndarë dhe parashihet që të përfundoj në vitin 2018.
Në përpjeke për të ndërtuar Kosovën evropiane dhe për të mbajtur nën ombrellë vlerat karakteristike shqiptare lidhja hebraiko-shqipare paraqet një vlerë që duhet ruajtur. Duke rikujtuar rrethanat historike që kushtëzuan këto marrëdhënie së pari është ndihma e shqiptarëve për strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe së dyti është roli i diasporës së hebrenjve në Evropë dhe SHBA për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga lufta e fundit. Institutcionet e Kosovës kanë çmuar lartë ketë mardhënie ku hapi i parë drejt forcimit të miqësisë ka qenë ngritja e memorialit për viktimat e hebraike të Holokaustit në vitin 2013 dhe hapi i dytë do të jetë ndërtimi i këtij muzeu për të mirënjohur rolin e tyre në histori.
Muzeun e ardhshëm mund ta gjeni në Qendrën Historike të Prizreni. Këtë objekt të cilin Bashkësia Hebraike e Kosovës e zotëron që nga dhjetori i vitit 2016 më saktësisht leja për shfrytëzim ishte dhënë në seancën e fundit të vitit 2016 të kuvendit Komunal të Prizrenit.
/Ndertimi.info/
-
Infrastrukturë8 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë12 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
You must be logged in to post a comment Login