Connect with us

Aktuale

Prishtina e gjelbër dhe digjitale sipas Uran Ismailit

Published

on

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovë, Uran Ismaili, ka shpalosur planin e tij për një Prishtinë të gjelbër, digjitale dhe destinacion.

Ai në rrjetin e tij Facebook, ka postuar një video që tregon planin e tij për të ardhmen e Prishtinës, duke filluar nga trafiku që gjithnjë eshtë shumë i dendur. Uran Ismaili ka menduar që për zgjidhjen e këtijë problemi për veturat e tepërta, do i ndërtoj të paktën 5 parkingje në hyrje të Prishtinës, duke e kombinuar me sistemin “Parko e hajde n’qendër” me anë të autobusëve urban komod, si dhe me pagesën e parkingut në hyrje të Prishtinës të jetë falas bileta e autobusit urban. Uran Ismaili tha që kjo zgjidhje bëhet e mundshme deri me 1 janar të viti 2023.

Kur ky projekt të realizohet, atëherë do i ridizajnojnë rrugët për këmbësor e biçiklist, për ti bërë më të sigurta për lëvizje. Këto shtigje mendohet që do përfundojnë deri në dhjetor të vitit 2024.

Për ta bërë një Prishtinë të pastër, Ismaili do të vendosë shporta për mbeturina në çdo rrugë të lagjeve. Për ta bërë më të thjeshtë, do lansohet një aplikacion digjital “Sjell”, mbeturinat e bareve dhe restauraneve do grumbullohen në orare të veçanta pa i ngarku lagjet. E ky projekt do të përfundoj në fund të vitit 2023.

Mungesa e parqeve do të zvogëlohen me anë të ndërtimeve ë tyre në disa pjesë të lagjeve të Prishtinës, por që do menagjohen edhe më mirë parqet ekzistuese. Paqet e reja do ndërtohen te: Bunari i Hajratit, Fakullteti Teknik dhe Parku i Kalabrisë. Ky projekt do përfundohet në mars të viti 2024.

Parku Qëndror i Prishtinës do të jetë rreth 8 hektar dhe do ndërtohet rreth stadiumit Fadil Vokrri dhe Pallatit të Rinisë, duke e zhvendosur administratën dhe duke i larguar ndërtesat për tia lëshuar vendin parkut më të madh të qytetit. Në këtë pjesë do të ruhet vetëm një ndërtesë, ish ndërtesa e Burgut duke e kthyer atë në një muze për një periudhë të dhimbshme e heroike të qytetit të Prishtinës. Ky projekt do të përfundojë deri në tetor të viti 2024.

Digjitalizimi i Prishtinës do të jetë në shërbimet publike, duke e krijuar edhe Kartelen e Qytetarit, duke mundësuar kështu që qytetarët e Prishtnës të kenë qasje në transport publik, në biblioteka e shumë shërbime të tjera. Digjitalizimi përfshinë edhe arsimin dhe ekonominë, duke e lidhur kështu çdo shkollë të Prishtnës me internet të shpejtë dh edo i pajisin shkollat me kompjuter dhe tabela digjitale. Ky degjitalizim finalizohet në korrik të vitit 2023.

Për ta bërë Prishtinën një epiqendër kulturor, Uran Ismaili do e ndërtoj Sallën Koncertale, Teatrin, Galerinë dhe Muzeun e Qytetit. Duke e propovuar Sunny Hill dhe Festivalin e Gastronomisë do të jenë shumë të rëndësishme për destinacion. Realizimi i këtyre do përfundoj që në mandatin e parë. /Media Ndërtimi/

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending