Connect with us

Infrastrukturë

Përparim Ramës i jepet autorizimi që ‘Tregjet’ të kthehen në ndërmarrje publike

Published

on

Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka dhënë autorizim kryetarit të Komunës, Përparim Ramës për inicimin e procedurave që ndërrmarja shoqërore “Tregjet” e cila menaxhohet nga AKP, të kthehet në ndërmarrje publike lokale.

Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj në seancën e sotme deklaroi se me votim të këtij autorizimi, fillojnë negociatat me Qeverinë dhe në fund votohet nga Kuvendi i Kosovës, e që për këtë kërkoi nga asamblistët që të lobojnë të këto institucione, raporton Kallxo.com.

Zogaj bëri të ditur se aktualisht kjo ndërmarje ka në llogari mbi 1 milionë e 44 mijë euro. Me këtë gjendje, thotë se është e gatshme për të investuar, por siç tha ai i nevojitet “një zot shtëpie”.

“”Tregu” ka fillu procedurën e likudimit në vitin 2014 por ka pas gjithmonë vonesa. Kjo nuk është temë e sotit, është ngritë edhe nga administrata e kaluar po ska marrë finalizim.

Kemi shumë interesim me finalizu tash.

Kjo ndërrmarje administron tri tregje të madhe njëra te fabrika e amortizatorëve, tregun e gjelbër te RTK dhe tregun të Ulpiana, raporton Kallxo.com.

Të gjitha këto prona në këto tregje janë prona mikse që nënkupton komunale, private dhe në raste të caktuar edhe nga AKP”

“Konsiderohen se obligimet e kësaj ndërmarje janë 300 mijë euro, por në neto, nëse ne e marrim në shfrytëzim do të kemi një fond prej 700 mijë euro që mundet menjëherë me shfrytëzu për investime. Ndërmarrja ka potenciale zhvillimore që me u hapë edhe në tregjet tjera, sepse do të administrojë me tregun e veturave, kafshëve i zhvillon edhe tregjet e tjera që do të vijnë në të ardhmen, sepse të gjithë jemi të pakënaqur me gjendjen aktuale në tregjet e Prishtinës”, tha Zogaj.

Ndërkaq, asamblistja Triera Kasumi – Berisha nga Lëvizja Vetëvnedosje deklaroi se janë pro në parim, por që kërkoi që fillimisht të prezantohet një plan biznesi.

“Mëdyshjet tona bazohen se nuk kemi një plan konkret, kryetari me kabientin kish me qenë mirë me pas dhe prezantu. Ne e dim që ka më shumë shitje jashtë tregut sesa brenda tregut, më mirë kish qenë më i ndalu komuna. Kam bërë vizita nëpër treg gjatë fushatës, jam tmerru prej gjendjes, kemi shumë punë për të bërë, duhemi me bë një praktikë edhe mu u prezantu një plani i punës. Nuk po e dim çka po votojmë”, tha ajo./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending