Connect with us

Infrastrukturë

Parku gjerman në Kosovë ndërtohet për ngritjen e industrisë së metaleve

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se ka udhëhequr dhe mbështetur ekipin e KD Business Development, që nga vera e vitit 2021, për realizimin e projektit strategjik të parkut të biznesit në fushën e inxhinierisë mekanike dhe konstruksionit metalik në Republikën e Kosovës.

Sipas saj, ky park gjerman i biznesit do të vendoset në zonën ekonomike të Lipjanit, e certifikuar dhe ndërtuar me investime nga MINT dhe pranë rinisë sonë në Prishtinë, që është brezi i ri premtues për inovacion dhe transformim industrial.

“Parku i biznesit gjerman përfshin edhe qendrën e trajnimit, përkatësisht transferimin e njohurive dhe transferimin e teknologjisë, i cili ka për qëllim ngritjen e industrisë së kualifikuar të metaleve në Republikën e Kosovës, me një grup deri në 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme gjermane nga sektorët e inxhinierisë mekanike, konstruksionit metalik dhe industrive të ngjashme. Parku gjerman i biznesit do të mundësojë transformimin e industrisë së Kosovës, me më shumë inovacion dhe investime për zhvillim të produkteve dhe ndërtim të një ekosistemi, që mundëson punësim dhe zhvillim më të shpejtë industrial, duke u bazuar në përvojën dhe modernizimin e ndërmarrjeve gjermane. Jam e lumtur qe bashkëpunimi ynë i suksesshëm gjerë më tani, ka rritur besimin dhe po bindë gjithnjë e më shumë investitorë për të investuar në Kosovë, sikurse tani në fushën e inxhinierisë dhe ndërtimit, të cilët tashmë kanë ndarë mjete dhe janë duke u përgatitur për ndërtimin e fabrikave të tyre në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë, mbrëmë është bërë hapja solemne e kompanisë së parë gjermano-kosovare “KICK Engineering & Manufacturing Kosovo” Sh.P.K – si pjesë e KD Business Development GMBH dhe hap i parë historik për themelimin e parkut gjerman të biznesit në fushën e inxhinierisë mekanike dhe konstruksionit metalik në Kosovë.

Hajdari ka shkruar se bashkë me kryeministrin Kurti, kanë shprehur mirëseardhje investitorëve të rijnë gjerman, duke shtuar se janë të përkushtuar në misionin e përbashkët për zhvillimin dhe transformimin e industrisë së vendit tonë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Gjakovës hap afatin për konsultime publike të Hartës Zonale

Published

on

Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke filluar nga data 23 maj 2022 deri me datën 21 qershor 2022, shpallë të hapur afatin për konsultime dhe sugjerime publike ne lidhje me draftin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale Komunale.

Ndërsa, me datë 10 qershor, e premte, me fillim prej orës 13:30, në Sallën e Kuvendit Komunal, në objektin e ish- Bankosit, mban Konsultim Fizik me Publikun./Media Ndërtimi.

Draftin e këtij dokumenti, mund ta gjeni në ueb faqen e komunës së Gjakovës, në linkun e më poshtëm:

https://kk.rks-gov.net/…/Draft-i-Vleresimit-Strategjik…

Continue Reading

Infrastrukturë

Asfaltohet njëri segment i “Muharrem Fejza”, nuk përdoret rrjeta për të ruajtur rrugën nga gropat  

Published

on

Që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes ka nisur të asfaltohet njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi”.

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave-KK Prishtina njoftoi se të premten më 20 maj do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.

Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:

E premte, 20 maj 2022, prej orës  06:00-18:00.

E shtunë, 21 maj 2022, prej orës  08:00-18:00.

“Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos tii parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion.”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Mirëpo, gjatë punimeve të shtrirjes finale të asfaltimit nuk është përdor rrjeta në mënyrë që kjo rrugë t’i përballoj krijimit të gropave.

Ndryshe nga Komunat, Ministria e Infrastrukturës ka premtuar se do shtoj cilësinë e punimeve gjatë asfaltimit të rrugëve, duke përdorur kështu produkte të reja dhe efektive.

“Sanimet më nuk do të bëhen si në të kaluarën, por do të përdoren rrjeta, para se të shtrohet shtresa e asfaltit.”, kishte deklaruar zv.ministri i Infrastukturës Hysen Durmishi.

“Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë sa më funksionale dhe praktike.”, është ky zotimi i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të Komunës së Prishtinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshja për fasadimin e Soliterave në Ulpianë

Published

on

Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana” e ka cilësuar  kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, marrëveshjen ku do të fasadohen ndërtesat ikonike në kryeqytet.

“Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’.”, deklaroi Rama.

Renovimi është projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës me Bankën Botërore dhe fondet e Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), si një nga shtatë komunat që është përzgjedhur për renovimin e objekteve të vjetra.

Komuna e Prishtinë për një projekt të tillë nuk ka organizuar paraparakitsh asnjë debat publik në të cilën do të mund të shprehshin mendimet për sa i përket këtij renovim në ndërtesat ikonike të Prishtinës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending