Connect with us

Aktuale

“Parko dhe Udhëto” me Përparim Ramën

Published

on

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga rradhët e LDK-së, Përparim Rama, në rrjetin social Facebook, ka treguar programin e tij qeverisës.

Përmes tij ai ka treguar se çfarë planesh ka për Prishtinën. Ai ka thënë se në qeverisjen e tij Prishtina do të jetë Praktike, e pastër dhe e përjetimeve.

Perparim Rama ka treguar në pika të hollësishme se çfarë përmbanë programi i tij qeverisës, duke treguar që Prishtinës i mungon Infrastuktura, parkingjet, mungesa e sigurisë si dhe mungesa e dixhitalizimit.

Një ndër projektet kryesore që ai ka është ridefinimi i qendrës së qytetit i cili është projekt 2 vjeçar. Ai k atreguar që ekipi i tij do e ndryshoj hijrarkinë duke e vënë këmbësorin të parin, transportin alternativ të dytin dhe veturat të tretin.

Ai ka shtuar se qendra e re do të jetë për të gjithë, duke iu mundësuar edhe lëvizje më të lehtë përsonave më nevoja të veçanta, këmbësorëve dhe transportit alternativ.

Në programin e tij, ai parasheh që në rrethin qendrorë 6 lokacione strategjike të cilat do ofrojnë parkingje publike nëntokësore distanca e të cilave nga qëndra e qytetit do të jetë 500metra ose 6-7 minuta ecje, ndërsa bileta e parkingut do shërbej edhe si biletë transporti publik ku mund të quhet si “Parko dhe Udhëto!”

Rrethi i brendshëm që definon qendrën e prishtinës do ndërlidhet me lagjet përreth si Arbëria, Kodra e Trimave, Prishtina e Vjetër, Kodra e Diellit, Lagjia e Spitalit, Kalabria, Emshiri dhe Stacioni i Autobusëve.

Shumë nga pikat ndërlidhëso do të shfrytëzohen për parkingje nëntokësore, ku njëkohësisht do të mundësojnë edhe zhvillimin e strukturave ë nevojshme si Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit Modern.

Lagjia Arbëria nuk ka lidhje të drejtë për drejtë me qendrën e Prishitnës dhe për këtë problem do të krijohet platforma e gjelbër ndërlidhëse pej Pallatit të Rinisë deri tek Qarkorja e brendshme dhe kjo do të mundësoj lëvixjen e lehtë për këmbësorë, përsona me nevoja të veçanta etj.

Në këtë zonë Rama në planin e tij do të ndërtoj edhe Sallën koncertale që është shumë i domosdoshëm për komunitetin artistik si dhe për Prishtinën e Përjetimeve, ku gjithashtu do të ndërtohen edhe parkingje nëntokësore që do vihen në shërbim të Sallës, Stadionit dhe Pallatit të Rinisë, ku kostoja e këtij projekti do të jetë 35 milion euro ku 20 milion euro do të jenë fonde nga IPA dhe 15 milion të tjera nga bizneset publiko-private. Projekti planifikohet të përfundojë benda 3 viteve.

Porjekti i Muzeut të Artit modern dhe lidhjes së Kodres së Trimave. Projekti i planit urban për këtë projekt do të zgjatë 9 muaj dhe pas 1 viti do filloi implementimi i tij. Gjithashtu sipas tij do të zgjidhen edhe problemet me pronësi. Ky projekt do kushtoj rreth 25 milion euro, ku 15 milion do të jenë nga IPA dhe 5 milion të tjera do të jenë nga fondet publiko private.

Prishtina e vjetër do të ndërlidhet me Sheshin Nëna Terezë me ane të nënkalimeve të veturave prej rrethit të Komunës së vjetër e deri të lidhja me sheshin Nëna Terezë gjithashtu prej sheshit deri tek Sahat Kulla.

Për lagjen Ulpiana, programi i Përparim Ramës përfshijnë rigjenerimin e soliterave të ulpianës me një projekt publiko-privat, ku me pajtimin e banorëve mes soliterave do të shëndrrohen në zona komerciale që përfshijne zyre, dyqane, çerdhe gjithashtu edhe kopshte mbi kulm gjithashtu edhe hapësira gjysëm-publike për banorë.

 

Kostoja e zonave ndërlidhëse do të jetë rreth 7 milion euro, ku investimet do të jenë me kontrata të partnëritetit publiko-privat e prona është e Komunës së Prishtinës.

Dardania me Klabrinë nuk kanë lidhje të mirë mes tyre. Në planprogramin e Rames, ky problem do të zgjidhet më një nënkalim të veturave nga Veterniku deri tek stacioni i autobusëve. Me anë të këtij nënkalimi do të krijohet mundësia për një parking nëntokësor për Dardaninë, mbi të cilin planifikohet të jetë një Park Urban dhe kënd lojrash, shtigje për këmbësor dhe trafik artelnativ.

Projekti do të ketë kohëzgjatje prej 2 vjet më koston prej 15 milion euro. /Media Ndërtimi/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending