Connect with us

Aktuale

Pajisja që gjeneron rrymë nga lagështia e ajrit

Published

on

Shkencëtarët e Universitetit Amherst të Massachusettsit kanë arritur që ta krijojnë një pajisje, e cila gjeneron rrymë nga lagështia e ajrit të pastër.

Kjo teknologji, siç kanë thënë shkencëtarët, mund të jetë goxha e rëndësishme për të ardhmen e energjisë së ripërtërirë, ndryshimeve klimatike dhe në të ardhmen e mjekësisë.Laboratorët e inxhinierit elektrik, Jun Yao dhe mikrobiologut Derek Lovly, e kanë krijuar pajisjen e quajtur “Air-gen” ose gjenerator i fuqizuar me ajër, që funksionon me proteina të nanostrukturës së përçuesve elektrikë të prodhuara nga mikrobi gjeobakter.“Air-gen” lidh elektrodat me proteinat e tilla me qëllim të gjenerimit të rrymës elektrike që vjen nga lagështia e ajrit e që është e pranishme në atmosferë. “Faktikisht po krijojmë rrymë nga ajri i rëndë”, ka thënë Yao. “Air-gen” prodhon energji të pastër gjatë 24 orëve në ditë, shtatë ditët të javës.

Kjo teknologji e re e zhvilluar në laboratorin e Yaos nuk është ndotëse, është e ripërtëritshme dhe nuk kushton shumë. Mund të përfitojë energji edhe në zona me thatësi të madhe, siç është Shkretëtira e Saharës.

Mikrobiologu Lovly ka thënë se kjo teknologji ka përparësi para formave të tjera të energjisë së ripërtërirë, siç janë energjia diellore dhe ajo e erës. “Ndryshe prej energjive tjera të gjelbra, Airgen-it nuk i duhen rrezet e diellit apo era. Ai prodhon energji edhe në hapësira të mbyllura”, ka thënë Lovly. Pajisjes “Air-gen” i duhet vetëm një shirit i trashë i përçuesve elektrik për të gjeneruar energji elektrike. Pjesa e përparme e shiritit është e shtrirë në një elektrodë, ndërsa ato më të voglat që mbulojnë pjesën e shiritit elektrik qëndrojnë në ballinë. Filmi thith ujin nga atmosfera.

Hulumtuesit kanë thënë se gjenerata e tanishme e pajisjes “Air-Gen” mund të furnizojë me energji elektrike vetëm pajisje të vogla. Kësisoj, shkencëtarët janë duke punuar aktualisht në krijimin e gjeneratës së dytë të pajisjes, e cila do të furnizonte me energji pajisje të dorës, siç janë monitoruesit e shëndetit dhe orët e mençura.

Në rast se prodhon sukses, atëherë do të eliminonte mundësinë që pajisjet e vogla të funksionin përmes baterive. Shkencëtarët shpresojnë që të zhvillojnë pajisje të reja, të cilat do të mund të eliminonin mbushjen e shpeshtë të baterive të telefonave.

“Qëllimi kryesor është që të krijojmë një sistem të madh. Për shembull, kjo teknologji mund të vendoset në mure dhe do të furnizonte me energji elektrike krejt shtëpinë”, ka thënë Yao.

Aktuale

Arkitektët mblidhen në Kopenhagë për Kongresin Botëror

Published

on

Kongresi Botëror i Arkitektëve UIA 2023 është një ftesë për arkitektët nga e gjithë bota që të takohen në Kopenhagë nga 2 deri në 6 korrik për të eksploruar dhe komunikuar se si arkitektura ndikon në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDG).

Për më shumë se dy vjet, Science Track dhe Komiteti i tij Shkencor ndërkombëtar kanë analizuar mënyrat e ndryshme në të cilat arkitektura i përgjigjet SDG-ve.

Puna ka rezultuar në formulimin e gjashtë paneleve shkencore: dizajni për përshtatjen klimatike, dizajni për burimet e rimenduara, dizajni për komunitetet elastike, dizajni për shëndetin, dizajni për përfshirjen dhe dizajni për partneritetet për ndryshim.

Një thirrje ndërkombëtare për dokumente u dërgua në vitin 2022 dhe 296 nga më shumë se 750 aplikime nga 77 vende janë ftuar për të paraqitur në Kongresin Botëror të Arkitektëve të UIA 2023 në Kopenhagë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur

Published

on

Komuna e Gjilanit raportohet se ka paguar rreth 80 mijë euro për inventor, tavolina pune dhe ormanë të cilat nuk dihet se ku gjenden tani.

“Insajderi” raporton se gjatë vitit 2022, Komuna e Gjilanit, më konkretisht QKMF-ja atje, ishte furnizuar me inventar dhe se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.” – thuhet në raport.

ZKA-ja ka rënditur edhe 12 artikujt që nuk gjenden në QKMF.

Në fund, vlera totale siç shihet edhe në raport, del të jetë mbi 80 mijë euro.

“Pagesat e bëra për inventarin zyrtarë i cili nuk gjendet në komunë, ndikon në dëmtimin e buxhetit komal.” – ka bërë të ditur ZKA-ja.

Në fund ndërkaq, është rekomanduar që kryetari Alban Hyseni të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët dhe të marrë masa menjëherë që inventari i paguar të dërgohet në QKMF./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending