Connect with us

Infrastrukturë

Nisin hetimet ndaj filialit të Telekomit të Serbisë në Kosovë

Published

on

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë ka njoftuar se ka nisur hetim ndaj MTS D.O.O, filialit të Telekomit të Serbisë në Kosovë.

Ky hetim është nisur nën dyshimin se ndërmarrja ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës duke fituar kontroll mbi ndërmarrjet tjera për të cilat përmbushet detyrimi ligjor për njoftimin e përqendrimit sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Sipas njoftimit të Autoritetit të Konkurrencës, më 25 nëntor është nxjerrë një Konkluzion për fillimin e procedurës kundër MTS D.O.O, e cila operon në tregun e Kosovës me ofrim të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor, raporton Kallxo.com.

“Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës, dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, ka zhvilluar shqyrtimin paraprak të vlerësimit të përqendrimit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm se ndërmarrja MTS D.O.O. (Telekomi Mobil i Serbisë), e cila operon në tregun përkatës, të ofrimit të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor në territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës, duke fituar kontrollin mbi ndërmarrjet tjera, për të cilat përmbushet detyrimi ligjor për njoftimin e përqendrimit sipas ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”- thuhet në njoftim.

Sipas AKRK, shitblerjet nëse janë realizuar pa njoftim të detyrueshëm sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës paraqesin formë të kufizimit të konkurrencës.

“Autoriteti njofton se, transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës”- thuhet më tej në njoftim.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet antikonkurruese përpara se ato të ndodhin (ex ante).

Kjo kompani si aktivitetet primar ka telekomunikimin kabllor, në atë sekondar bën pjesë telekomunikimi pa tela apo Wireless.

Ndërsa, tek aktivitetet e tjera hyjnë ai satelitor, web portalet, aktivitete për shitje të mallrave, tregti me pakicë në dyqane jo të specializuara dhe tregti me pakicë të pajisjeve të telekomunikimit në dyqane të specializuara.

Sipas të dhënave të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), operatori i përkohshëm “MTS” D.o.o ka filluar implementimin e kodit shtetëror telefonik +383 në qershor të vitit 2019. Kallaxo.com ka dërguar pyetje në drejtim të këtij operatori lidhur me dyshimet e Autoritet Kosovar të Konkurrencës dhe është në pritje të ndonjë përgjigje./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit harton projektin për rrugën “Shaip Spahiu” pa konsultime

Published

on

Praktika e hartimit të projekteve për intervenime në hapësirat publike të qytetit, pa zhvillimin e konsultave me të gjithë hisedarët, që prej fazave të hershme, po vazhdon që të aplikohet nga Komuna e Prizrenit. Shembulli i fundit është projekti për rrugën “Shaip Spahiu” i prezantuar së fundmi para numrit të vogël të banorëve dhe bizneseve të kësaj rruge.

“EC Ma Ndryshe” prej shumë vitesh kërkon nga organet komunale që ta ndryshojnë këtë qasje, dhe të aplikojnë gjithëpërfshirjen në planifikim, sidomos të hapësirave publike, pasi që ato shfrytëzohen nga grupet e ndryshme të komunitetit. Mos përfshirja e të gjithë hisedarëve në planifikim po rezulton me projekte që nuk po kanë qëndrueshmëri.

EC përsërit thirrjen ndaj organeve komunale të Prizrenit që pjesëmarrjen publike ta shohin si proces gjatë të cilit qytetarët përfshihen në vendimmarrje, në identifikimin e problemeve si dhe mundësive për zhvillim. Përfshirja e publikut në planifikim kontribuon në ndërtimin e zgjidhjeve zhvillimore më të qëndrueshme dhe të adaptueshme për interesat e hisedarëve të ndryshëm. Gjithashtu ky proces fuqizon demokracinë lokale, besimin në institucione publike, ndjenjën e përkatësisë dhe pronësisë për hapësirat publike, si dhe fuqizon komunitetin dhe qytetarinë aktive. Prandaj, EC rekomandon Komunën e Prizrenit që ta ndryshojë qasjen dhe projektet për intervenime në hapësirat publike ti hartojë në konsultim që prej fazave të hershme me të gjithë hisedarët./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Kryeministri Rama publikon pamje nga punimet për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Në një postim në Facebook ai shkruan se ky projekt si pjesë e korridorit të 8-të, do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Puna për projektin e korridorit 8 erdhi pas marrëveshjes tripalëshe mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, më shumë se 2 vite më parë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Në Zvicër zbulohet një lloj i ri i materialit termoizolues me bazë bimore

Published

on

Një organizatë hulumtuese zvicerane ka zhvilluar një lloj të ri materiali termoizolues që vepron gjithashtu si një lavaman karboni.

Materiali, i njohur si “biochar”, është bërë nga lëndë të para me bazë bimore ose produkte të mbeturinave dhe krijohet përmes një procesi të veçantë trajtimi termik.

Ai u zhvillua nga Empa, laboratori federal zviceran për shkencën dhe teknologjinë e materialeve.

Biochar vepron si një lavaman karboni, duke lidhur përgjithmonë CO2, por mund të përdoret gjithashtu në bujqësi për të rritur pjellorinë e tokës pas prishjes së ndërtesave.

Sektori i ndërtimit përbën 40% të konsumit të energjisë, 30% të emetimeve të gazeve serrë dhe 36% të mbetjeve të gjeneruara në BE, llogarit Empa.

Raportohet se ky material ka potencial të madh për të reduktuar gjurmën ekologjike të ndërtesave me materiale lidhëse afatgjatë të CO2./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending