Connect with us

Infrastrukturë

5 studio ndërkombëtare të projektimit garojnë për projektin Auto Moto Park të Elbasanit

Published

on

5 studio ndërkombëtare të projektimit të strukturave të tilla do të futen në konkurencë për t’u bërë fituese të projektit. “Tilke GmbhandCo, Apex, Dromo Srl, Driven International, Test And Training International” janë studio që do të konkurojnë.

Cirkuiti i parë shqiptar do të ketë një pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se konkursi midis studiove do të zhvillohet në janar 2023 i cili pritet të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania, raporton SCAN.

Auto Moto Park është një porjekt, që do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike dhe një piëstë offroad Pistë offroad për të zhvilluar në mënyrë të kontrolluar sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge.

Ky cirkuit pritet të jetë një destinacion tërheqës për garuesit e huaj dhe të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Një vjet nga vendosja e gurthemelit për qendrën “Duje” në shërbim të personave me Sindromen Down dhe Autizëm

Published

on

Është shënuar një vjetori i vvendoje së gurthemelit të shtëpisë e cila me ngrohtësi pret fëmijët me Sindromen Down dhe Autizëm, në Suharekë.

“Sot shënojmë një vit që nga vënja e gurëthemelit të qendrës DUJE, e përkushtuar për fëmijët me aftësi të veçanta!

Një rrugë e mbushur me sukses, zhvillim dhe gëzim. Faleminderit për përkrahjen tuaj që na ka ndihmuar të rrisim potencialin e secilit fëmijë në këtë udhëtim emocionues.

Hapi i parë në një rrugë të gjatë që synon të ndriçojë ëndrrën e secilit fëmijë për një të ardhme plotë me mundësi dhe dashuri.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 qershor 2023, është përuruar Qendra Rekreative “Duje”, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm.”, deklaroi Valon Vataj, themeluesi i Fondacionit “Valon Vataj”.

Ndërtimi i Qendrës Rekreative “Duje” është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”.

Objekti ka një hapësirë prej 400 metra katror dhe është ndërtuari brenda gjashtë muajsh, për të qenë e gatshme për nevojat e personave me Sindromen Down dhe Autizëm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjendje e rëndë infrastrukturore në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet

Published

on

Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku.

Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë, raporton Insajderi.

Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Kurti: Procedura e tenderimit për rindërtimin e Stadiumit të Gjilanit në vlerë 15 milionë euro, javën e ardhshme

Published

on

Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.

Për vitin tjetër katër janë projektet kryesore:

– Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme.

– Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024.

– Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm.

– Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluara. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending