Infrastrukturë

Nënshkruhet kontrata për vendosjen e matësve të nxehtësisë

Published

on

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), përkatësisht Fondacioni i Mileniumit në Kosovë (MFK) ka nënshkruar kontratën me konzorciumin e kompanive “ Enerco LLC & HFC Grupa & Inter Adria”, që do të bëjnë vendosjen e matësve të nxehtësisë dhe valvulave termodinamike tek konsumatorët tanë.

Fillimisht kompanitë punëkryese do të bëjnë disa hulumtime vlerësuese të instalimeve të ngrohjes tek konsumatorët tanë, gjë do t’i paraprijë fillimit të punimeve në teren për vendosjen e matësve digjitalë si dhe valvulave termodinamike tek konsumatorët e NP “Termokos”.

Vendosja e tyre do të ndryshojë metodën e deritanishme të faturimit nga faturimi i bazuar në sipërfaqen ngrohëse do të mundësohet kalimi në faturimin sipas konsumit të energjisë ngrohëse të secilit konsumator.

Kjo metodë, para së gjithash, do të jetë shumë e levërdisshme ekonomikisht për konsumatorët, pasi që do të kenë mundësi, që nëpërmes kursimit të energjisë termike të kursejnë edhe buxehtin e tyre familjar.

Ndërkaq, për NP “Termokos” konsiderohet si një mundësi më shumë, që energjinë e kursyer nga konsumatorët aktual ta shpërndajmë tek konsumatorët e rinj./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version