Connect with us

Infrastrukturë

Ministria e Mjedisit nuk ka plan për ndalimin e qarkullimit të veturave të vjetra në Kosovë

Published

on

Tymqitësit e automjeteve janë pjesë e listës si shkaktarë i ndotjes së ajrit në Kosovës.

Si pasojë e kësaj ndotjeje shkaktohen edhe probleme shëndetësore si astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë.

Sipas Inventarit të Emisioneve të Ajrit nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, 11% të grimcave ndotëse me PM10 dhe 7% të grimcave ndotëse me PM 2.5, vjend nga ndotja e transportit kryesisht rrugor, 30% me okside të azotit dhe 1% me SO2 (dioksid të sulfurit).

“Industria dhe transporti, kryesisht trafiku rrugor, janë burimet më të mëdha të emetimeve të NOx. Industria përfaqëson 57% dhe transporti 30%. Shumica e emetimeve të PM10, PM2.5 dhe NOx ndodhin në zonat urbane dhe përgjatë rrugëve kryesore”, thuhet në Inventarin e Emisioneve.

Megjithëkëtë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) thotë se ende nuk e ka hartuar ndonjë plan për ndalimin e qarkullimit të veturave të vjetra.

Në një përgjigje për Kallxo.com, MMPHI për këtë çështje ka thënë se Ministria nuk punon plane parciale dhe se nga ana e tyre, nuk kanë vendosur kufizime për qarkullim të automjeteve të vjetra.

Sa i përket studimeve mbi standardet e emetimit të gazrave të automjeteve, MMPHI-ja thotë se ka bërë studim lidhur me standardet të emisioneve të gazrave të liruara nga automjetet. Ky studim sipas MMPHI-së është bërë vetëm për regjionin e Prishtinës.

“Ky studim është bërë gjatë realizimit të Projektit për zhvillimin e kapaciteteve për Kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës. Studimi është bërë vetëm për regjionin e Prishtinës, dhe ajo është realizuar me mbledhjen e të dhënave për numrin e automjeteve të cilat qarkullojnë në këtë regjion dhe matjen e fluksit të automjeteve në hyrje të Prishtinës dhe në qytet”, ka thënë nga Ministria e Mjedisit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja si një mënyrë për të luftuar turizmin masiv

Published

on

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja si një mënyrë për të luftuar turizmin masiv

Amsterdami në Holandë nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja si pjesë e luftës së saj kundër turizmit masiv, tha qeveria lokale të mërkurën, më 17 prill.

“Ne dëshirojmë të bëjmë dhe të mbajmë qytetin jetëgjatë për banorët dhe vizitorët. Kjo do të thotë: jo turizëm masiv, jo hotele të reja, dhe jo më shumë se 20 milionë qëndrime në hotel nga turistët në vit”, tha në një deklaratë.

Një hotel i ri në Amsterdam mund të ndërtohet vetëm nëse një hotel tjetër mbyllet, nëse numri i vendvendimeve të gjumit nuk rritet, dhe nëse hoteli i ri do të jetë më i mirë – për shembull, më i qëndrueshëm.

Megjithatë, rregulla nuk aplikohet për hotelet e reja që kanë siguruar një leje.

Qyteti ka qenë aktivisht duke u munduar të kufizojë numrin e turistëve, të cilët shkojnë në miliona çdo vit, kryesisht duke shmangur turizmin e lidhur me seksin dhe drogën në zonën e ndritshme të kuqe./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

KEDS paralajmëron vazhdimin e investimeve në rrjetin elektrik në rajonin e Drenicës

Published

on

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se ka bërë në bazë të investimit të ri që e ka bërë së fundi në fshatin Lubovec të Skenderajt do të përfitojnë edhe disa fshatra tjera.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në kuadër të këtij projekti në këto lokalitete KEDS ka vendosur tre transformatorë, bashkë me stabilimentet e tjera të nevojshme.” Gjithashtu, shtyllat e vjetra, të cilat gjendeshin në terrene të papërshtatshme, janë hequr dhe zëvendësuar me mbi 170 sosh të tensionit të mesëm dhe të ulët, të vendosura tashmë buzë rrugës kryesore në një gjatësi degëzimesh prej rreth nëntë kilometrash”.

“Vlera totale e këtij projekti kap shifrën rreth 150 mijë euro. Me këto punime, KEDS-i ka plotësuar të gjitha nevojat energjetike për afër 160 familje, duke rritur sigurinë për konsumatorët e kësaj treve. Ata tashmë nuk do të përballen me hallet e moçme që kishin me energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.

“KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik jo vetëm në zonën e Drenicës, por anekënd Kosovës, çka tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur atë aty ku është nevoja. Sipas planit investiv njëvjeçar, përgjatë vitit 2024 KEDS parasheh implementimin e 250 projekteve kapitale, vlera e të cilave është disa dhjetëra milionë euro”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kush fshihet pas turqve që fituan ndërtimin e “Llogarasë”?! Balluku shpalli fituese firmën që ofroi 12 milionë euro më shumë!

Published

on

Disa muaj pas anulimit të tenderit për tunelin e Llogarasë, Ministria e Infrastrukturës do të rishpallte përsëri tenderin me fond limit 18.9 miliardë lekë.

Në garë kësaj radhe do të merrnin pjesë 4 grupe kompanish. Pas studimit të dokumenteve të tenderit, Open Data Albania e shënoi me flamur të kuq.

Kjo pasi më 8 tetor 2021, Ministria e Infrastrukturës do të skualifikonte të gjithë pjesëmarrësit, me përjashtim të konsorciumit të kompanive turke “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” dhe “ASL INSAAT TAAHHUT”, të cilët u shpallën automatikisht fituese me ofertë 17 miliardë lekë ose 200 milionë euro me TVSH.

Sipas Open Data, ky tender paraqet rrezik të mundshëm për korrupsion, për shkak të skualifikimit të paqartë të konkurrentëve. Bie në sy fakti se, grupi i kompanive shqiptare dhe të huaj, “JV CONCORD ENGINEERING AND CONTRACTING”, “ALB BUILDING” shpk dhe “ALB STAR”, kishin ofertë më të ulët se kompanitë turke me vlerë 15.8 miliardë lekë. Pra, të skualiufikuarit kishin një ofertë gati 12 milionë euro më pak se oferta fituese, shkruan News 24.al

Sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ky grup kompanish u skualifikuan sepse nuk kishin asnjë projekt të ngjashëm për ndërtimin e një ure me gjatësi 120 m.

Një javë pas shpallje së fituesit, dyshimet për korrupsion me këtë tender do të s’postoheshin në sallën e parlamentit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, do të shkëmbente replika me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Deputeti i PD së  Vlorës, Bujar Leskaj në parlament do të denonconte ofertën fillestare të tunelit të Llogarasë.

Sipas tij “Ministria e Infrastrukturës, ministria e keqmenaxhimit, në garën për tunelin e Llogarasë zgjodhi ofertën me vlerë më të lartë, 170 milionë euro nga 158 që ishte e dyta.

Me të drejtë edhe deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati e denoncoi këtë fakt, duke akuzuar ministrinë se duke e paralajmëruar në emër të PD-së për kallëzimin penal për 12 milionë euro, që është diferenca e ofertës së shpallur fituese me atë që është me vlerë më të ulët.”

Ministrja Balluku nuk i kurseu replikat me ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj, duke deklaruar se vlerësimi në këto tendera bëhej në bazë të pikëve. Por i gjithë sqarimi u bë pa dhënë informacione të tjera për tenderin e anulluar dhe kompanitë pjesëmarrëse.

Nga hulumtimi i dokumenteve zbulohet një detaj i vogël, që mund të vendosi në pikëpyetje ligjore garën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Kjo për faktin se, te specifikimet teknike, në faqen 24, deklarohet se kompania e huaj duhet të bëjë ekuivalentimin e licencave profesionale të lëshuara nga vendi i origjinës, për kategoritë e punimeve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Madje, në rast të mosdorëzimit të këtyre dokumenteve, kompania do të skualifikohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending