Connect with us

Infrastrukturë

Në Kosovë ka mungesa të mëdha të klasifikimit të mbeturinave dhe të riciklimit të tyre

Published

on

Ndotja nga plastika është shndërruar në një nga çështjet më urgjente mjedisore, meqenëse plastika përbëhet nga ndotës të mëdhenj toksikë dhe ka potencialin të shkaktojë dëme të konsiderueshme në mjedis (ndotje të ajrit, ujit dhe tokës).

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, sasia e thasëve dhe qeseve të plastikës të importuara në vitin 2020 është 931,447 kg, kurse janë eksportuar 1,671,613 kg të thasëve dhe qeseve të plastikës. Ndërsa për 3 vitet e fundit janë importuar afro 366 milionë kilogramë të produkteve të plastikës, të cilat kanë kushtuar rreth 662 milionë euro dhe janë eksportuar mbi 63 milionë kilogramë produkte nga plastika.

E sipas një hulumtimi të realizuar nga EC me qytetarë të Prizrenit rezulton se 54.6% e qytetarëve përdorin 5-10 qese të plastikës brenda javës dhe 74.5% e tyre i përdorin qeset e plastikës për shkak se ato ofrohen falas.

Ndër prioritetet kryesore sa i përket menaxhimit të mbeturinave, në Strategjinë e Mbrojtjes së Mjedisit 2013-2022 është edhe vendosja e një takse mbi përdorimin e materialeve plastike (shishet dhe qeset).(Ec Ma Ndryshe)./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Kostoja e jetesës në Prishtinë, 1500 € metra katrorë për ta blerë një banesë në qendër

Published

on

Data baza më e madhe në botë, Numbeo ka bërë një përmbledhje rreth kostos së jetesës në Prishtinë.

Sipas kompanisë e cila liston të dhëna reale për treguesit e strehimit,

Çmimi për metër katror për të blerë një banesë në qendër të kryeqytetit janë këto
Nga 1.100 euro deri në 1.543 € si dhe 2.500 €.

Çmimi për metër katror për të blerë apartament jashtë qendrës:
varijojnë nga 832.00 € deri në 700 euro.

Prishtina ka kosto prej 31.06% më të lirë krahasuar me Tiranën (pa qira).

Qiraja në Prishtinë është mesatarisht 22.59% më e ulët se në Tiranë.

Apartament (1 dhomë gjumi) në qendër të qytetit me qira kushtin nga 300 € deri në 250 euro.

Apartament (1 dhomë gjumi) Jashtë Qendrës 224.38 € deri 180 euro (psh. në Fushë Kosovë)

Apartament (3 dhoma gjumi) në qendër të qytetit 537 € deri në 400 më e lira.

Apartament (3 dhoma gjumi) Jashtë Qendrës nga 376 € deri në 300 euro.

Kostot mujore të vlerësuara për një familje, sipas statistikave të Numbeo prej katër anëtarësh janë (1,262,88 €) pa qira.

Kostot mujore të llogaritura për një person të vetëm janë më shumë se 365.39 €, duke mos e llogaritur pagesën e qirasë.

Paga mesatare mujore neto në Kosovë, e pa tatimuar është  444,67 €.

Sipas të dhënave të Numbeo, norma e interesit të hipotekës në përqindje (%), vjetore, për 20 vjet me normë fikse është 4.38 përqind./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

1 miliard euro ndahen për ndërtimin e stacionit hekurudhor të shpejtësisë së lartë në Firence

Published

on

Një konsorcium i kontraktorëve italianë Pizzarotti dhe Saipem ka fituar një kontratë për të ndërtuar një stacion hekurudhor të shpejtësisë së lartë në Firence, Itali.

Kontrata, me vlerë më shumë se 1 miliard euro, u dha nga operatori italian i infrastrukturës hekurudhore Rete Ferroviaria Italiana (RFI).

RFI tha se projekti i ndërtimit përfshin një bypass 7 km të gjatë – i cili do të ndajë trenat me shpejtësi të lartë nga shërbimet rajonale – si dhe dy tunele dhe stacionin e metrosë Firenze Belifiore.

Sipas RFI, dy tunelet paralele do të ndërtohen në një thellësi mesatare prej 20 metrash, dhe partnerët e konsorciumit do t’i gërmojnë ato duke përdorur një makinë për gërmimin e tunelit (TBM).

Stacioni do të projektohet nga arkitekti Foster dhe firma inxhinierike Ove Arup dhe partnerët.

“Ky është një çmim me rëndësi të madhe, ikonë dhe shumë prestigjioz: një vepër strategjike jo vetëm për territorin, por për të gjithë vendin, duke pasur parasysh kritikën e kryqëzimit hekurudhor të Firences.”, deklaroi CEO i Pizzarotti, Carlo Luzzatto./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Capital Energy do të ndërtoj një fermë me erë prej 2 miliardë eurosh në brigjet spanjolle

Published

on

Kompania energjetike me bazë në Spanjë, Capital Energy, ka propozuar ndërtimin e një ferme ere lundruese në det të hapur, të quajtur Breogán, në brigjet e A Coruña dhe Lugo, Spanjë.

Ferma me erë thuhet se përbëhet nga 34 turbina me erë, secila me një fuqi prej 15 megavat (MW) ose më shumë – në total deri në 510 megavat (MW). Kompania parashikohet të investojë rreth 2 miliardë euro, transmeton Ndërtimi.info.

Ndërtimi dhe montimi i turbinave me erë, si dhe i kullave në platformat e fermës së ardhshme të erës, do të kryhet në portin e jashtëm të A Coruña. Projekti do të konsistojë në instalimin e 34 turbinave me erë në 34 struktura gjysmë zhytëse (lundruese), një nënstacion në det, një kabllo të ankoruar në shtratin e detit dhe një kabllo tokësore të tensionit të lartë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending