Connect with us

Infrastrukturë

Ndryshimet klimatike në Kosovë, shkaktarët dhe pasojat

Published

on

Shkencëtarët kanë konkluduar se thëngjilli është shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike dhe është përgjegjës për 40% të emetimeve totale të CO2 në tërë botën.22 Corinne Le Quéré et al., (2018), ka gjetur se që nga viti 1959 e deri në vitin 2017, 82% e emetimeve totale në botë janë shkaktuar nga karburantet fosile, ndërsa 18% nga ndryshimet e pësuara nga përdorimi i tokës.

Të përqendruara në atmosferë janë 45% e emetimeve totale, në oqean 24% dhe në tokë 30%.23 Për të mbetur brenda kufirit prej 1.5°C të rritjes së temperaturës mesatare globale, studimi nga Welsby, D. et al. (2021), i botuar në revistën prestigjioze “Nature”, thotë se sasia e karburanteve fosile të cilat duhet të lihen pa u nxjerrë nga toka deri më 2050 është rreth 60% e naftës dhe gazit natyror dhe 90% e thëngjillit, i cili tash është nën tokë dhe i pashfrytëzuar, duhet të mbetet i paekstraktuar.

Me fjalë tjera, kjo do të thotë se maksimumi i lejuar për ekstraktim në tërë botën, deri në vitin 2050, është 10% i thëngjillit ekzistues në tokë, nëse duam të qëndrojmë brenda kufirit prej 1.5°C të rritjes së temperaturës mesatare globale.

Ndotësit kryesorë të ajrit në Kosovë janë aktivitetet nga prodhimi i energjisë elektrike, industria, transporti, deponitë e mbeturinave dhe amvisëritë.25 Pra, Kosova i kontribuon ndryshimeve klimatike kryesisht përmes prodhimit të energjisë elektrike në termocentralet me djegie të thëngjillit. Emetimet e CO2 nga thëngjilli për kokë banori për vitin 2020 në shtetet evropiane silleshin nga ato më të lartat në Bosnjë e Hercegovinë me 4.94 ton, Estoni 4.62 tonë e Gjermani 2.38 tonë për kokë banori, deri te ato më të ultat në Lituani, Spanjë e Portugali me 0.23 ton, Shqipëri me 0.16 dhe Latvi me 0.05 ton për kokë banori.26 Në vitin 2018 emetimet totale të gazrave serrë (në CO2 ekuivalent) për kokë banori në shtetet evropiane silleshin prej 15.3 tonë në Luksemburg, 12.1 tonë në Estoni, 8.6 tonë në Gjermani deri tek ato me emetimet më të ulta si Mali i Zi me 4.0 tonë, Maqedonia e Veriut me 3.5 tonë e Shqipëria me 1.9 ton CO2 ekuivalent për kokë banori.

Sipas Eurostat, në vitin 2019, emetimet totale në CO2 ekuivalent për 27 vendet anëtare të BE-së ishin 6.7 tonë për kokë banori.28 Raporti i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës (AMMK, 2021) mbi emetimet e gazrave serrë në Kosovë për vitet 2014-2019, thotë se emetimet totale për kokë banori ishin 5 tonë CO2 ekuivalent, pra janë më të ulta se vlera mesatare për shtetet e BE-së, ndërsa emetimet për njësi të Bruto Produktit Vendor (BPV) ishin 0.5 kg CO2 ekuivalent për $, e janë më të larta gati sa dyfishi i mesatares së BE-së.29 Emetimet totale për vitin 2018 për njësi të Bruto Produktit Vendor (BPV) në shtetet evropiane silleshin prej 0.1 kg CO2 ekuivalent për $ për Shqipërinë, Francën e Suedinë, 0.2 për Maqedoninë e Veriut, Greqinë e Gjermaninë, e deri te Serbia me 0.4 e Bosnja e Herzegovina me 0.5 kg CO2 ekuivalent për $.3

Të dhënat nga qendrat e mjekësisë familjare për vitin 2019, për aglomeracionin e Prishtinës (Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas, ku ndotja e ajrit shpeshherë ka qenë alarmante dhe e vlerësuar si me ndikim në shëndet) tregojnë se numri total i pacientëve të paraqitur në këto Qendra me sëmundje respiratore ka qenë 241,157 ndërsa i atyre me sëmundje kardiovaskulare ka qenë 92,312 persona./Media Ndërtimi.

Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovës (KOSID) ka publikuar raportin me titull ‘Kah po shkon sistemi energjetik i Kosovës.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending