Connect with us

Aktuale

NATO në janar nis ndërtimin e bazës së re në qytetin shqiptar

Published

on

Lajmin e dha ministri Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë. Ai tha se pas procesit të shpronësimeve do të fillojë punë për investimin që kap vlerën e 50 mln euro dhe që do të ndikojë në të gjithë zonën. Kjo sipas ministrit, do të thotë më shumë siguri për sot dhe nesër në rajon dhe Europë.

“Sapo miratuam projektin më madhor për Forcat e Armatosura, bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës që kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën fillimit të punimeve.

Në ditët e para të janarit do të vendosim gurin e për në bazën e Kuçovës. Një lajm i mirë dhe për familjet që preken, për shpronësimet në bazë të vlerës së tregut. Ky është një zhvillim, mbi 50 mln euro investim, punësim për të gjithë zonën për rreth, raporton Abcnews.al.

Është një lajm i mirë për Shqipërinë edhe rajonin, do të kemi një bazë të NATO. Më shumë siguri për sot dhe nesër. Pas stërvitjes “Defender 21”, këto janë mesazhe që tregojnë sesa strategjik është vendi ynë për sigurinë rajonale dhe Europine.

Le të presim edhe pak javë që të mbyllim shpronësimet dhe të fillojmë punën për bazën e Kuçovës” tha Peleshi./Burimi: Abcnews.al

 

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

ATK inkason mbi 700 mijë euro borxhe nga bizneset

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se pas një aksioni të djeshëm në disa subjekte biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ka inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni, sipas ATK-së, mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, duke shtuar se të njëjtat aktivitete të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Përmes një njoftimi për media, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit.

Gjithashtu, nga ATK-ja kanë bërë thirrje që tatimpaguesit të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësitë që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Strehimoret prej bambuje një zgjidhje pas shkatërrimit të rreth 1 milionë shtëpive nga vërshimet në Pakistan

Published

on

Përmbytjet katastrofike në Pakistan kanë prekur rreth 33 milionë njerëz, shumë prej të cilëve po kërkojnë ende strehim të sigurt pas shirave që dëmtuan ose shkatrruan më shumë se 1 milion shtëpi.

Ndërsa një e treta e vendit është e zhytur nën ujë, dhe ekspertët thonë se mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të tërhiqet.

E për të adresuar nevojën urgjente për strehim të banorëve, arkitekti Yasmeen Lari dhe Fondacioni Heritage i Pakistanit kanë punuar gjatë gjithë kohës për të pajisur njerëzit në provincën Sindh me aftësitë dhe materiale për të ndërtuar strehimore prej bambuje.

Strehimoret, të quajtura Lari OctaGreen (LOG), mund të ndërtohen nga gjashtë ose shtatë persona brenda pak orësh.

Sipas arkitektit Lari synimi është që të ndërtohen rreth 1200 strehimore të tilla, dhe deri tani janë ngritur rreth 350 të tilla.

Ky aksion i ndërtimit të strehimoreve prej bambuje është përkrahur edhe nga rajone tjera të Pakistanit, dhe synohet të ndërtohet 1500 strehimore për muaj.

Strehimoret nuk janë të kushtueshme, janë të thjeshta dhe nuk kanë impakt negativ në mjedis.

Çmimi për ndërtimin e një strehimoreje nga bambuja kushton rreth 25 mijë rupi pakistanezë që përkthehet në rreth 110 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending