Connect with us

Aktuale

Mungesa e njohurive të zyrtarëve komunal sfidojnë procedurat e prokurimit publik  

Published

on

Investimet kapitale mundësojnë rritje ekonomike dhe plotësim të nevojave të qytetarëve. Për këtë arsye, komunat vazhdimisht përballen me kërkesa të qytetarëve për projekte kapitale. Mirëpo për shkak të mundësive të kufizuara buxhetore, një numër i vogël i tyre arrijnë të realizohen.

Si dobësi e përgjithshme vërehet mungesa e njohurive të zyrtarëve përgjegjës për procedurat e prokurimit përfshirë Ligjin për prokurimin publik si dhe rregullat e UOPP, shkruan në raportin “Qëndrueshmëria e investimeve kapitale të komunave” të institutit GAP.

Një tjetër dobësi, gjatë planifikimit të investimeve kapitale, është arsyeshmëria e investimit dhe mosplotësimi i nevojave të komunitetit. Komunat, gjithashtu, nuk janë të obliguara me ligj të bëjnë studime të fizibilitetit për projekte kapitale.

Madje, sipas Strategjisë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike (SRMFP), komunat përkundër avancimeve ende nuk arrijnë të ofrojnë informata të qarta dhe të plota në sistemin e Programit për Investime Publike (PIP).

Ekzistojnë edhe mungesa në analizimin e kostove dhe përfitimeve për projekte me shuma të mëdha.

Probleme të tjera kanë të bëjnë me planifikimin e buxhetit ku projektet fillohen pa fonde të mjaftueshme dhe si rezultat vonohet përfundimi i punëve. Në ndërkohë, menaxherët e kontratave të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen e respektimit të kontratave nuk janë të përgatitur mirë të parandalojnë devijimet e kontratave nga operatorët ekonomik. Në gjithë procesin e zbatimit të projekteve kapitale, përfshirja qytetare është e kufizuar.

Respektimi i ligjeve dhe rregullave gjatë zbatimit të projekteve kapitale janë të domosdoshme për të mundësuar projekte kapitale të qëndrueshme, mirëpo jo të mjaftueshme. Përfshirja e qytetarëve dhe grupeve të interesit që nga hartimi i ideve të projekteve kapitale e deri te faza e tenderimit dhe monitorimit, mbeten esenciale për qëndrueshmërinë e investimeve kapitale.

Prandaj, për të mundësuar sukses dhe qëndrueshmëri më të lartë të investimeve kapitale, vende të ndryshme të zhvilluara dhe në disa pilot projekte në Kosovë rekomandojnë që të ndjekin disa hapa gjatë zbatimit të projekteve kapitale.

Në këtë raport janë përmbledhur gjashtë faza të zhvillimit të projektit në të cilat roli i qytetarëve dhe i shoqërisë civile lokale është thelbësor.

Të gjitha palët duhet të jenë monitorues dhe kontribuues krahas zyrtarëve komunal gjatë fazës së identifikimit të projektit, hartimit dhe buxhetimit, tenderimit, implementimit, monitorimit, dhe vlerësimit të suksesit të projektit pas përfundimit./Media Ndërtimi.

Aktuale

Protestojnë studentët e Fakultetit të Bujqësisë, duan kyçjen e rrymës në objektin e ri mësimor

Published

on

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë përmes një proteste kanë pezulluar nisjen e procesit mësimor për vitin e ri akademik deri në marrjen e një vendimi nga ana e KOSTT për kyçje të energjisë elektrike në objektin ri.

Kallxo.com ka raportuar se ndërtimi i Objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë jashtë kushteve teknike të lëshuara nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka bërë që studentët e këtij fakulteti të mbesin pa hapësira të veta edhe këtë vit.

Bedri Dragusha, dekan në Fakultetin e Bujqësisë tha se studentët e FBV-së nuk iu gëzuan nisjes së vitit akademik, për shkak se nuk arritën të hyjnë në objektin që u takon.

“Sot është dita e  parë e vitit  aksdemik dhe stafi me studentët nuk iu gëzuan pasi kanë vendos të pezullojmë mësimin pasi nuk arriten të transefrohen  në objetin e ri. Ndërtimi  ka nis nga viti 2013. Kur erdhi momenti i kyqjes së rrymës u vërtetuua se ka  shkelje të distancës. Kjo është linë ndërkombëtare dhe sipas tyre kjo duht të jetë 7 metra distancë”- tha ai.

Blenda Fazliu, kryetare e Këshillit të Studentëve tha se po protestojnë pasi nuk po arrijnë të nisin ligjëratat në objektin e ri.

Ajo shtoi se kanë mungesë të hapësirave për vijim të duhur të mësimit.

“Po protesojmë për objektin  e ri pasi është dashur të fillojmë këtu. Nuk kemi as kushtet minimale për studime. Nga sallat e leximit, e ushtrimeve. KOSTT le të veprojë pasi për shkak të kësaj trafoje jemi në këtë gjendje. Do protestojmë deri sa të merret vendim për  zhvendosje të kësaj trafo. Kemi përkrahjen e stafit akademik për këtë pezullim”-u shpreh ajo./Media Ndërtimi.

9 vjet për ndërtimin e 9 mijë m² për objektin e ri të Fakultetit të Bujqësisë, KOSTT-i refuzon kyçjen e energjisë

Continue Reading

Aktuale

“Nga Kosova po largohen punëtorët e zellshëm që punojnë 12-15 orë në ditë!”

Published

on

Menaxheri i Trajnimeve në Innovation Center Kosovo (ICK), Shpend Lila përmes rrjetit social facebook ka shpjeguar se cila kategori e punëtoreve është duke u larguar nga Kosova në drejtim të shteteve evropiane.

“Jon tu ike njerëzit prej Kosovës shumë. Njerëz me rroga t’mira ama. Me profesione t’mira. Ne Kosove nuk ka mungese te veneve te punes, ka mungese te rrogave tmira. Dhe dinjitetit.

Nga Kosova po largohen dy kategori:

  1. Punetori i zellshëm qe punon 12-15 ore ne dite, pa kontrate, pa sigurim, me gjyse rroge n’banke (sepse oligarku duhet me pagu taksa, nuk i konvenon)
  2. Njerez te kualifikuar, te cilet me shume e durojne nje ankese profesionale prej gjermanit, se sa “n’sa ke ardhe sot?” nga raptisha.

E ardhmja e tregut te punes ne Kosove NUK duket premtuese.”, shkruan Lila./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending