Connect with us

Aktuale

Mirëmbajtja e ndërtesave kolektive përplas pronarët me pastruesit

Published

on

Një ndër problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohen qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive është mungesa e mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë pamjet brenda apo edhe përreth ndërtesave kolektive në shumë raste kanë qenë mjaft të shëmtuara, por edhe të pasigurta për jetesë.

Korridore të papastra, xhama të hyrjeve të thyera, kabllo të rrymës të zbuluara, poqe jo funksionale, mure të pa gëlqerosura me dekada apo bodrume të mbushura me ujë e fekale vazhdojnë të jenë prezentë në shumë hyrje të ndërtesave kolektive anembanë Kosovës.

Pyetja e parë që vjen në mendje në këto raste është, po si duhet të rregullohet kjo çështje? Mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta në ndërtesa kolektive (korridoret, shkallët, bodrumet, ashensorët) rregullohet me Ligjin për Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi i miratuar në vitin 2013.

Sipas këtij ligji përgjegjës për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta janë pronarët e njësive banesore të cilët duhet të organizohen dhe të krijojnë Shoqatën e Pronarëve dhe kryesinë e kësaj shoqate. Shoqata e Pronarëve më tej mund të punësojë një administrator të licencuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të administruar funksionet e përditshme të ndërtesës kolektive. Sipas një hulumtimi të realizuar nga OJQ Developing Togeher në vitin 2017, rezulton se ky ligj pothuaj fare nuk zbatohet në Kosovë.

Po del të jetë pothuaj e pamundur që pronarët e njësive banesore vet të organizohen dhe të merren me mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta  prandaj është e patjetërsueshme që të ndryshohet qasja në këtë drejtim duke u angazhuar vetë komunat më tepër për të zgjidhur këtë problematikë shumë të madhe.

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në ndërtesa kolektive e kanë mundësinë që të përzgjedhin nëse donë që NPB të merr nën menaxhim mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta në ndërtesat e tyre apo të përzgjedhin ndonjë operator tjetër. Konkurrenca në këtë drejtim  e rrit kualitetin e shërbimeve s të NPB-së por edhe të operatorëve tjerë të cilët ofrojnë shërbime të ngjashme. Sipas NPB-së në Prishtinë ekzistojnë rreth 1,300 hyrje por me trendin e madh të ndërtimeve në Prishtinë ky numër duhet të verifikohet më shpesh dhe të azhurnohet sepse nuk mund të bëhet ndonjë strategji e mirëfilltë pa e ditur numrin e saktë të ndërtesave kolektive/hyrjeve në Prishtinë.

Pra, NPB duhet që të bëj një plan masiv strategjik për të marr nën menaxhim të gjitha ndërtesat në bashkëpronësi të cilat janë të interesuara të bëhen klientë të NPB-së. Kjo duhet të përcillet me një fushatë gjithëpërfshirëse për t’i ftuar qytetarët që të organizohen dhe aplikojnë për shërbimet e NPB-së. Për mirëmbajtjen/pastrimin e të gjitha hyrjeve në Prishtinë do të duhet punësimi i së paku 800 vetëve me kontratë afatgjate që do të kontribuonte në rënien e papunësisë në Prishtinë.

Në anën tjetër, marrja nën menaxhim e mirëmbajtjes së hyrjeve në Prishtinë sjell të hyra për NPB-në ku me një kalkulim të thjeshtë del se mund të ketë hyrje në vlerë rreth 200,000 euro në muaj (nëse NPB i merr nën menaxhim rreth 1,000 hyrje të ndërtesave kolektive). Kjo vlerë edhe pse në dukje të parë e madhe, është mjaft kritike për të mundur të menaxhohen një numër aq i madh i ndërtesave. Në këtë rast duhet që edhe komuna e Prishtinës sipas nevojës të subvencionojë NPB-në pas një analize të mirëfilltë. Një gjë tjetër të cilën duhet të bëjë NPB-ja është që të bëjë investime kapitale në ndërtesat kolektive.

Duhet të analizohet struktura e ndërtesave në kuptimin e qëndrueshmërisë dhe estetikës, sidomos te ato ndërtesa të ndërtuara para lufte. Për shembull disa kulme të ndërtesave në Ulpianë nuk janë ndërruar që nga ndërtimi i tyre në vitet e 60’ta të shekullit të kaluar. Po ashtu fasadat te ndërtesat shumëkatëshe te fontana janë rrjepur të tërat të cilat përpos që krijojnë pamje mjaft të shëmtuar, përbëjnë edhe rrezik për njerëzit përreth. Sipas NPB-së projekti për renovimin e këtyre fasadave në Ulpianë është në fazat finale dhe pritet që të realizohet në bashkëpunim me MCCnë (Millenium Challenge Corporation).

Ndërmarrja Publike Banesore është një shembull i mirë i cili tregon se kur ka kreativitet dhe vullnet nga ndërmarrjet dhe përkrahje nga komunat mund të kryhen punë të mira. Ky shembull duhet të analizohet edhe nga komunat tjera të mëdha të Kosovës të cilat përballen me telashet e ngjashme dhe sipas mundësive teknike të adoptohet. Ndërmarrjet publike lokale ekzistojnë që të përmirësojnë jetën e qytetarëve prandaj profiti duhet të jetë në rend të dytë. (Vështrim nga Driton Tafallari)/Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending