Connect with us

Aktuale

Miratohet udhëzimi për rregullimin e çmimeve të naftës në Kosovë

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzimin për rregullimin e çmimeve të naftës.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e 84-të të Qeverisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se kanë vërejtur një mos-përputhje në mes të cmimeve të naftës botërore dhe vendore, raporton Shqip.com

“Qeveria me akt nënligjor të përcaktojë çmimin e karburanteve të naftës që bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të rregulluar konkurrencën. Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit të naftës. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj qeverisë për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, tha ajo.

Ligji i ri për rregullimin e çmimeve të naftës parasheh që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, thuhet në njoftimin e MINT./Media Ndërtimi.

Aktuale

Edhe këtë vit Qeveria paguan koston e policës kufitare për bashkatdhetarët

Published

on

Për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura, deklaroi ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.”, deklaroi Murati.

Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave.

✅Hapi 1:

Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë:

https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL

✅Hapi 2:

Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular:

https://masa4-5.rks-gov.net

Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë.

Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik.

  1. Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit.

Continue Reading

Aktuale

‘Qytetarët Aktiv’ reagojnë ndaj Elbert Krasniqit dhe Përparim Ramës për pronën e “Sunny Hill”

Published

on

Aktivistja nga organizata joqeveritare ‘Qytetarët Aktiv’, Flutra Zymi, ka thënë se toka që i është dhënë dhënë në shfrytëzim kompanisë “The Sunny Hill” SH.P.K. është e regjistruar si tokë bujqësore.

Zymi ka thënë se në emisionin “Kallxo Përnime”, ku të ftuar ishin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nuk është diskutuar për rëndësinë e tokës bujqësore.

“Asnjëherë nuk u diskutua as nga Perparimi, Elberti apo Jeta që kjo tokë është e regjistruar si tokë bujqësore klasa e 3-të, e cila do duhej sipas ligjit të ndërrohet. Pra 0 diskutim për rëndësinë e tokës bujqësore”, ka thënë ajo.

Zymi po ashtu ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se toka nuk është dhënë për 99 vite.

“Perparim Rama marrëveshja valide është e protokolluar me nënshkrimin tënd dhe ajo është votua në kuvend, pikat tjera aty nuk ka përpos 99 vjet shfrytëzim pra konkludimet 25 vjet blla blla ishin fjalë me zbutë pak këtë marrëveshje”, ka thënë Zymi.Rama në emisionin “Kallxo Përnime” ka deklaruar se sipas draft-kontratës, festivali do ta shfrytëzonte pronën prej 17 hektarësh deri në 99 vite, dhe jo gjithsesi për kaq vite.

Sepse, sipas tij, pas 25 vitesh vendoset nëse do t’i zgjatet festivalit e drejta e shfrytëzimit edhe 25 vite të tjera, për të cilën thotë se janë disa kushte.

“Në 25 vite vendos, që jemi në rregull – vazhdon, atëherë shkon +25, +25 deri në maksimum 99 vite. 99-vitëshi është një element, nëse krejt Kosova e ka harru atë tokë, i kthehet automatikisht. Nuk është vetëm në 99 vite edhe u kry puna”, deklaroi Rama.

Në emisionin “Kallxo Përnime” është diskutuar për çështjen e festivalit “Sunny Hill”, e cila zgjoi debat në opinion gjatë muajit qershor pas lajmit se është anuluar mbajtja e tij në Prishtinë.

Në debat kanë qenë të ftuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Më 10 maj, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vite./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Bashkimi i tregut të punës me Shqipërinë, vetëm në letër

Published

on

Xhorxhina Bami, nga Tirana, jeton në Prishtinë qysh në vitin 2015. Fillimisht ka studiuar, ndërsa në dy vjetët e fundit është e angazhuar si gazetare në një rrjet rajonal të lajmeve.

Për të punuar dhe qëndruar në Kosovë, 25-vjeçarja – si çdo qytetar tjetër që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës – duhet të pajiset me leje të përkohshme qëndrimi dhe leje të punës, ashtu siç e parasheh Ligji për të huajt në Kosovë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Xhorxhina tregon se procedurat për sigurimin e këtyre lejeve janë më të thjeshta në dy vjetët e fundit, nëse krahasohen me periudhën e mëparshme.

“Unë, para një muaji, e kam bërë aplikimin për të marrë lejen e qëndrimit për pesë vjet dhe ma kanë aprovuar javën e kaluar. Në këtë rast më është dashur kontrata e punës dhe kontrata e banesës, ose një vërtetim që jam duke jetuar ligjërisht në Prishtinë ose në ndonjë qytet tjetër në Kosovë”, tregon Xhorxhina.

Sipas Ligjit në Kosovë, i huaji mund të punojë në bazë të lejes së dhënë për qëndrim, e cila përfshin edhe lejen për punë.

Xhorxhina thotë se, deri këtë vit, ka pasur leje njëvjeçare qëndrimi. Ajo tregon se procedura për sigurimin e saj deri në vitin 2020 ka qenë më e komplikuar, pasi janë kërkuar më shumë dokumente, përfshirë: dëshminë që posedon mjete të mjaftueshme për jetesë, që nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik ose shëndetin publik, sigurimin shëndetësor e të tjera.

Procedura duket se ka nisur të thjeshtëzohet nga koha kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkim të tregut të punës.

E njohur si Marrëveshja për Mobilitet në Punë, ajo parasheh që qytetarët e Shqipërisë që duan të punojnë në Kosovë, nuk kanë nevojë të pajisen me leje qëndrimi, përkatësisht leje të punës dhe anasjelltas.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë vetëm lehtësimin e procedurave për pajisjen e shtetasve të Shqipërisë me leje qëndrimi, por nuk tregojnë se kur mund të nisë zbatimi i Marrëveshjes për Mobilitet në Punë, e cila nuk kërkon fare leje qëndrimi.

“Për t’u pajisur me leje qëndrimi të përkohshme, shtetasit [e Shqipërisë] duhet të kenë vetëm dokumentin e udhëtimit të vlefshëm dhe adresën e saktë të qëndrimit në territorin e palës tjetër, e vërtetuar me dokumentin përkatës [kontratë qiraje, ose certifikatë e pronësisë, ose deklaratë noteriale]”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Shpëtim Kalludra, udhëheqës i Divizionit për zhvillimin e masave aktive të tregut të punës dhe analiza në Agjencinë e Punësimit të Kosovës, thotë se për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Mobilitet në Punë nevojitet eliminimi edhe i disa procedurave të tjera, por nuk i specifikon ato.

“Ka lehtësim të procedurave, por ende ka punë… Sepse, krejt Marrëveshja e Mobilitetit nënkupton një bashkëpunim shumë të ngushtë në mes të Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë”, thotë Kalludra./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending