Connect with us

Infrastrukturë

Miratohet projektbuxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2023, prioritet projekti infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”

Published

on

Gjatë ditës së sotme Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ka mbajtur mbledhjen e radhës së kuvendit. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë më drejtorët e drejtorive komunale.

Edhe në pikëpamje të infrastrukturës, edhe në këtë projektbuxhet, kemi ideuar vepra të shumta publike, të rëndësisë kapitale, që do ta vazhdojnë qasjen tonë të dëshmuar, për transformimin e Ferizajt në çdo anë.

Fjala vjen, kryeprojekti i infrastrukturës rrugore që do t’i jap frymëmarrje të re e në afatgjatë qendrës së qytetit, është pikërisht vazhdimi i ciklit infrastrukturor të projekteve të quajtura simbolikisht “Bashkimi i Qytetit” e që kësaj radhe, stacionohet në hapësirën pranë ndërtesës së Policisë në Ferizaj, për të shpërndarë degët e saj edhe në 5 rrugë të tjera kryesore të qytetit.

Kësaj i shtojmë edhe punën që kemi nisur në njërën nga arteriet kryesore të qytetit, rikonstruktimin e rrugës “Ahmet Kaçiku” për të vijuar në plan afatshkurtër edhe me rikonstruktimin e rrugës “12 Qershori”, çka i gjithë trupi i qendrës së qytetit, transformohet plotësisht, përjeton ndërhyrjet afatgjata funksionale, për ta bërë më shërbyese e më të bukur për të gjithë ferizajasit.

Projekt tjetër me rëndësi në fushën e infrastrukturës publike, është edhe ai për shetitoren e re që do t’i shtojmë Ferizajt, në rrugën “Agim Ramadani” për ta kthyer këtë rrip toke, në një nga pjesët më të bukura, çlodhëse, skaj zonës rekreative sportive afër Palestres së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në këtë kuptim,  rruga “Cen Dugolli” dhe rruga e Reçakut nga Policia deri tek rruga “Driton Islami” një trekëndësh rrugor me rëndësi e frekuentim të lartë, do të transformohet plotësisht sipas standardeve më të larta, duke e paraparë si një nga projektet e rëndësishme në këtë projektbuxhet.

Investime madhore në planin infrastrukturor do të bëjmë edhe me projektin e ndërtimit të Stacionit të Ri të Autobusëve në fazën vijuese, si dhe implementimin e fazave pasrendëse të projektit për Kompleksin e Varrezave të Reja të Qytetit,….. pa lënë anash edhe ato për trajtimin e ujërave të zeza, siç janë ndërtimi i Kolektorit Verior dhe Veri-Perëndimor të kanalizimit fekal, për të kaluar në investime të qëndrueshme për ujin e pijshëm për zona të caktuara siç është projekti i ujësjellësit në Dremjak- Greme.

Edhe ky projektbuxhet, do të ngërthej në vete, investime të shumta në infrastrukturën rrugore, në rikonstruktime, asfaltime të rrugëve të mbetura në fshatra e në qytet, në avancimin e agjendës sonë, për të përmbyllur ciklin e infrastrukturës nëntokësore si dhe rrugore në zonën urbane dhe rurale”, tha Aliu.

Infrastrukturë

Durmishi arrin në Prokurorinë Speciale për intervistim

Published

on

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka arritur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Në ditën kur njoftoi për ftesën që i ka bërë Prokuroria, Durmishi pati thënë se dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt, sepse gjithçka po ecën sipas planit”, kishte shkruar zëvendësministri.

Ai e ka quajtur të pakuptimtë ftesën për intervistim, pasi sipas tij, prokuroria është bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim. Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar!”, kishte thënë Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ministria e Infrastrukturës do të financojë mbi gjysmë milioni euro dy projekte të Komunës së Ferizajt  

Published

on

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me zëvendësministrin e Infrastrukturës,  Hysen Durmishi, nënshkruan dy memorandume të mirëkuptimit për finacimin e projekteve infrastrukturore, përkatësisht:

– Financimin e Nënkalimit për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit Policor në Ferizaj në vlerën 200,000€ dhe

– Financimin e asfaltimit të rrugës Babush-Cërnillë-Mirash në vlerën 400,000€

Projekte këto, njëri nga të cilët veçse ka zhvilluar në masë të madhe punimet e saj nisur kohë më parë, për të avancuar e modernizuar infrastrukturën rrugore në territorin e Ferizajt./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nis ndërtimi i një rruge të rëndësishme në Skenderaj

Published

on

Kanë nisur punimet në kuadër të projektit për ndërtimin e rrugës Syriganë – Bjeshkët e Syriganës, në kuadër të të cilit do të asfaltohet rruga në gjatësi  3,250 metra.

Realizimi i projektit vlerësohet si hap pozitiv edhe për zhvillimin e turizmit malor.

Ky projekt, përveç asfaltimit të rrugës në fjalë, parasheh edhe asfaltimin e degëzimeve dhe rrugëve tjera./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending