Aktuale
Ministria e Mjedisit zvarrit shqyrtimin e 100 ankesave për emërtimet e rrugëve në Podujevë
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ende nuk ka kthyer përgjigje për formimin ose jo të një Komisioni për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve rreth emërtimeve të reja të rrugëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ka kaluar një vit prej kur KK i Podujevës ka kërkuar interpretim ligjor për këtë. Deri tashti janë rreth 100 ankesa me emërtimet e reja, të cilat nuk po mund të shqyrtohen para se të jepet një interpretim ligjor nga kjo ministri.
Zyrtarët komunalë të Podujevës thonë se ende janë në pritje të një përgjigjeje nga ministria.
“Kuvendi i Komunës që në muajin shkurt të vitit 2017 i është drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me kërkesë për interpretim ligjor për mundësinë e krijimit të një komisioni për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve, lidhur me emërtimin e rrugëve. MAPL-ja të njëjtën kërkesë ia ka çuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por Komuna ende nuk ka marrë një përgjigje nga ministritë përkatëse lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi.
“Deri tashti në Komunë janë dorëzuar rreth 100 ankesa lidhur me emërtimin e rrugëve, të cilat presin të shqyrtohen, kurse nuk ka ndonjë afat të përcaktuar deri kur qytetarët mund të bëjnë ankesat”.
Aktuale
Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
Aktuale
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
Aktuale
Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës
-
Infrastrukturë1 hour ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë24 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë22 hours ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
-
Infrastrukturë2 days ago
Hapësirat publike dhe roli i tyre kryesor në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike