SHPDK udhëheq takimin si fasilitator në krijimin e strategjisë për industrinë e drurit. Projektet, mbështetjet grantet, ndryshimet për këtë sektor do të bazohen në të rezultatet që do gjenerohen nga kjo strategji për industrinë e përpunimit të drurit:
Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizoi Punëtorinë e parë të Procesit të Analizës së Ndërmarrësisë me temën “Analiza e përparësive, mangësive, mundësive dhe kërcënimeve (SWOT), për industrinë e përpunimit të drurit.”
Që nga viti 2018, Kosova është bërë pjesë e procesit të Specializimit të Mençur, që mbështetet dhe koordinohet për së afërmi nga Komisioni Evropian nëpërmjet Joint Research Centre (JRC).
Për këtë proces është themeluar edhe Ekipi Nacional për Hartimin e Strategjisë së Specializimit të Mençur i përbërë nga përfaqësues qeveritarë, akademisë, biznesit dhe shoqërisë civile.
Ky proces zhvillohet nëpërmjet partneritetit dhe qasjes nga poshtë-lart, ku specializimi i mençur ka të bëjë me bashkërendimin e aktiviteteve të të gjithë hisedarëve të lartpërmendur, për të punuar në zbatimin e strategjisë për rritje afatgjatë, të mbështetura nga fondet e BE-së.
Ekipi Nacional, pas analizave kuantitative dhe kualitative të potencialit ekonomik, inovativ dhe shkencor të vendit, ka identifikuar fushat e mëposhtme si domene prioritare:
- TIK (përfshirë telekomunikimin me tela)
- Përpunimi (me fokus kryesisht tek perpunimi i drurit)
- Industria Agroushqimore
- Energjia (me fokus kryesisht tek energjia e gjelbër)
- Industritë Kreative
Bazuar në këto dy analiza, gjatë periudhës shtator-dhjetor të këtij viti pritet të realizohet edhe procesi i analizës së ndërmarrësisë i njohur në anglisht si Entrepreneurial Discovery Process-EDP.
Për procesin e EDP-së do të krijohen pesë grupe punuese sipas pesë fushave prioritare të mësipërme dhe do të organizohen një sërë punëtorish ku do të diskutohen nevojat dhe instrumentet specifike si politikat, masat, dhe veprimet që duhet të ndërmerren në mbështetje të inovacionit.
Secili grup punues për fushën prioritare përkatëse do të koordinohet nga një koordinator i caktuar nga sektori qeveritar dhe një fasilitator nga sektori privat/joqeveritar/akademik.
Në bashkërendim me koordinatorin nga Qeveria, fasilitatori ka për përgjegjësi: drejtimin dhe moderimin e takimeve te grupit punues, dokumentimin e rezultateve si dhe udhëheqjen e procesit te vendimmarrjes.
Të dhënat nga grupet e punës së EDP-së do të plotësojnë rezultatet e dala nga faza e parë dhe do të përfshihen në dokumentin përfundimtar të Strategjisë për Specializim të Mençur në Kosovë. Për fushën prioritare të industrisë së përpunimit të drurit