Connect with us

Kulturë

“Manifesta” zdrit Prishtinën

Published

on

Një ndër aktivitetet më të mëdha kulturore në Evropë, “Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade”, hap zyrtarisht dyert në Prishtinë më 22 korrik.

Kjo bienale – sivjet me edicionin e 14-të – i kushtohet artit në hapësirat publike, por shërben edhe si urë komunikimi mes artistëve.

Në lokacione të ndryshme në Prishtinë, artistë vendorë e të huaj janë duke finalizuar tashmë veprat e tyre.

Disa hapësira publike të Prishtinës po marrin pamje tjetër, përfshirë Hotelin Grand, që është mbuluar nga yjet dhe është shndërruar në vend mikpritës për veprat e shumë artistëve, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Sipas konceptit zyrtar, artisti zviceran, Ugo Rondinone, përmes ndërhyrjes së tij artistike – në një kohë kur monumentet në gjithë botën po trazohen dhe shpesh po përmbysen – do të sjellë në dukje të plotë si strukturën, ashtu edhe debatin kritik, për të cilin qëndron në një nga sheshet publike më të vizituara të Prishtinës.

Nga 22 korriku, për 100 ditë rresht, “Manifesta 14 Prishtina” do të presë 103 pjesëmarrës nga 32 vende të botës.

Prishtina është qyteti i parë i Ballkanit Perëndimor që do të jetë nikoqir i këtij aktiviteti.

Manifesta nomade evropiane ndërron lokacion çdo dy vjet. Ajo zgjedh rregullisht vende të papritura që të jenë qytete nikoqire. Këtë vit ka për temë qendrore rikthimin e hapësirave publike te qytetarët./Media Ndërtimi.

Kulturë

“Gurë mbi Kala”, romani ku shpalosen angazhimet e qytetarisë dhe relikteve autoktone

Published

on

Në këtë kontest të njohjes së rrethanave dhe fisnikërisë së njerëzve, Ismail Arsllani shpalon vlerat dhe angazhimet e qytetarisë, të relikteve autoktone, ose dukurive të tjera tipike shoqërore që kanë mbetur si organizëm i fuqishëm dhe i trashëguar nga e kaluara historike

Një prurje e re në prozën shqipe, dhe stil të veçantë, vjen këtyre ditëve nga publicisti, romansieri dhe gazetari i mirënjohur tetovar, Ismail Arsllani, me titull “Gurë mbi Kala”. Autori ngrihet si një figurë krijuese në letërsinë e sotme bashkëkohore me vlera të mirëfillta dhe shpalos ngjarje reale të së kaluarës historike në këtë trevë të kasabasë së dikurshme te këmbët e Sharrit plak, i cili ruan kujtimet e asaj kohe përmes relikteve, të cilat edhe sot e kësaj dite i shohim syhapur te Kalaja mbi vetull të Tetovës, te rrjedha e lumit Shkumbin, te vreshtat me rrush të zi e gjetiu.

“Gjuha dhe stili i shkrimtarit është gërshetuar përgjatë gjithë mbarështimit të romanit, me një formë të butë letrare dhe të kuptueshme për gjithsecilin lexues. Si e tillë ajo të tërheq e të bën për vete, në çdo moment, me një qartësi që e lehtëson mënyrën e të kuptuarit të ngjarjes, andaj nuk është aspak e vështirë edhe në rastet kur autori i romanit përdor edhe orientalizma të shumtë, për ta bërë më interesante ngjarjen e të folmes së asaj kohe, por edhe për t’i përdorur, aty ku ka nevojë, metaforat dhe sintagmat e shumta që me aq mjeshtri stilistikore i vë në funksion, si një mjeshtër i mirë, thotë recensenti i librit”, Zeqir Kadriu.

Në këtë kontest të njohjes së rrethanave dhe fisnikërisë së njerëzve, Ismail Arsllani shpalon vlerat dhe angazhimet e qytetarisë, të relikteve autoktone, ose dukurive të tjera tipike shoqërore që kanë mbetur si organizëm i fuqishëm dhe i trashëguar nga e kaluara historike. “Kështu duke vizatuar karakteret e personazheve, qoftë ato pozitive apo negative, autori kërkon me zgjuarsi të vendos fakte historike të një etnie ekzistuese, në përputhje me njohuritë e tij artistike e estetike të kursyera dhe të grumbulluara me vëmendje, kryesisht për një të kaluar ndikuese kulturore, me tradita e zakone të bartura edhe në kohën tonë. Duke shfaqur vazhdimisht ngjarje dhe karaktere egosh të theksuara, me mjeshtëri narrative, autori, Ismail Arsllani, harmonizon lirinë shpirtërore të tij me mentalitetin e trashëguar nëpër rrjedhat e historisë së kësaj ane”, konsideron kritiku letrar, Remzi Salihu.

Romani më i ri “Gurë mbi kala” i Ismail Arsllanit, ka në brendi një lëmsh ngjarjesh të ndërlidhura njëra me tjetrën, të cilat ndërtojnë kompozicion formal të tërësisë, në strukturën e të rrëfyerit. Kemi të bëjmë me një model merceologjik, mal njohurish me informacion të duhur dijesh, kryesisht duke i lidhur ngjarjet e shumta me tërësinë, vëren kritiku Remzi Salihu, për të shtuar se këtu kemi të bëjmë me një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën, e cila del në skenë nga ditari i gjetur apo i fshehur në muret e kullës, e që bie në duart e narratorit Malësor Deda. Sipas tij, kemi të bëjmë me një parafiguracion, që ngërthen në vete dokumente letrare, burime historike apo edhe ndonjë rrëfim familjar, por nuk mbetet aty pa u ndërthurur edhe elementi i figuracionit artistik të rrjedhshëm gjuhësor, që ka të bëjë me botëkuptimin dhe fiksimin e autorit për këtë gjini letrare./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Kulturë

Në Muzeun “Marubi” pritet të hapet ekspozita personale e fotografëve Safet e Gjylzade Dokle

Published

on

Të premten, me 24 mars, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita personale e fotografëve Safet e Gjylzade Dokle, kuruar nga Lek Gjeloshi.

Aktiviteti fotografik i bashkëshortëve Safet e Gjylzade Dokle u zhvillua në Borje të Rrethit të Kukësit e më gjërë, duke përshkuar një hark kohor dyzet vjeçar, nga vitet ’30-të deri në fillim të viteve ’70-të.

Në koleksionin e tyre fotografik dokumentohet historia politike, jeta shoqërore, ritualet e ndryshme dhe aspektet tradicionale të Shqipërisë verilindore të asaj kohe.

Ky koleksion, i cili përbëhet nga rreth njëzetmijë negativë, është më i madhi i dhuruar mbas viteve ’90-të në arkivin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Ekspozita sendërton narracionin e parë mbi të, ku një vëmendje e posaçme i dedikohet përmasës etnografike dhe ezoterizmit që ajo ofron tanimë si fluks imazherik./Media Ndërtimi

Continue Reading

Kulturë

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale për dy muaj mbahet në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë

Published

on

Nga data 7 Korrik deri më 9 Shtator 2023, në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë do të mbahet edicioni i katërt i Autostrada Biennale.

Ekipi i Autostrada Biennale së bashku me kuratoret dhe artistët vizituan hapësirat potenciale për ekspozim, zhvilluan takime me komunitetin dhe u njoftuan me kontekstin lokal.

Gjatë javës është organizuar edhe një program i pasur publik në Autostrada Hangar ku artistët pjesëmarrës së bashku me kuratorët nga CuratorLab zhvilluan diskutime dhe prezantime të cilat ishin të hapura për publik.

Programi u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin Konstfack – CuratorLab Stockholm dhe me përkrahjen e Allianz Foundation.

Autostrada Biennale si Ekspozitë Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor mbahet çdo dy vjet që nga viti 2017./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending