Connect with us

Kulturë

Prodhimi i artit si një formë e qëndrueshme e të mësuarit dhe shkëmbimit

Published

on

Më 6 mars, në Autostrada Hangar është organizuar një panel për të diskutuar rreth modeleve të reja të edukimit që do të fuqizojnë të rinjtë e Kosovës me fokus në programet e edukimit joformal mbi Industritë Kreative dhe Kulturore.

Mungesa e aftësive, në shumicën e fushave relevante profesionale, kufizon zhvillimin ekonomik të vendit. Qëllimi kryesor i panelit ishte të diskutohet rreth projekteve që do të mbështesin inovacionin dhe kreativitetin tek të rinjtë në mënyra të rëndësishme për punësimin.

Prandaj, Autostrada Hangar si një hapësirë edukimi dhe prodhimi për të rinjtë do të ofrojë pajisje dhe ekspertizë adekuate për studentët, të diplomuarit dhe sipërmarrësit, si dhe do të promovojë aktivitetin sipërmarrës dhe ndërveprimin dhe partneritetin ndërsektorial.

Panelistët në këtë diskutim ishin: Vatra Abrashi, Bashkëthemeluese dhe Drejtoreshe e Edukimit në Autostrada Biennale, Besa Luzha, FES Prishtinë, Övül Ö. Durmuşoğlu, Kuratore në Autostrada Bienales, Tihana Pupovac, Koordinatore e Platformës Kooperativa, Kroaci dhe Hans Juergen Cassens, Drejtor i ITP (Inovation and Training Park) Prizren.

Hapësira Autostrada Hangar me dy studiot e saj, Atelier dhe Technology LAB, së bashku me programin e saj te edukimit që punëson ekspertë në fushat e tyre, do të ketë një ndikim afatgjatë tek të rinjtë për punët e ardhshme që lidhen me artin, teknologjinë dhe inovacionin. Këto projekte/programe gjithashtu do të kenë një ndikim afatgjatë në përmirësimin e mundësive të edukimit joformal në Kosovë./Media Ndërtimi.

Kulturë

“Gurë mbi Kala”, romani ku shpalosen angazhimet e qytetarisë dhe relikteve autoktone

Published

on

Në këtë kontest të njohjes së rrethanave dhe fisnikërisë së njerëzve, Ismail Arsllani shpalon vlerat dhe angazhimet e qytetarisë, të relikteve autoktone, ose dukurive të tjera tipike shoqërore që kanë mbetur si organizëm i fuqishëm dhe i trashëguar nga e kaluara historike

Një prurje e re në prozën shqipe, dhe stil të veçantë, vjen këtyre ditëve nga publicisti, romansieri dhe gazetari i mirënjohur tetovar, Ismail Arsllani, me titull “Gurë mbi Kala”. Autori ngrihet si një figurë krijuese në letërsinë e sotme bashkëkohore me vlera të mirëfillta dhe shpalos ngjarje reale të së kaluarës historike në këtë trevë të kasabasë së dikurshme te këmbët e Sharrit plak, i cili ruan kujtimet e asaj kohe përmes relikteve, të cilat edhe sot e kësaj dite i shohim syhapur te Kalaja mbi vetull të Tetovës, te rrjedha e lumit Shkumbin, te vreshtat me rrush të zi e gjetiu.

“Gjuha dhe stili i shkrimtarit është gërshetuar përgjatë gjithë mbarështimit të romanit, me një formë të butë letrare dhe të kuptueshme për gjithsecilin lexues. Si e tillë ajo të tërheq e të bën për vete, në çdo moment, me një qartësi që e lehtëson mënyrën e të kuptuarit të ngjarjes, andaj nuk është aspak e vështirë edhe në rastet kur autori i romanit përdor edhe orientalizma të shumtë, për ta bërë më interesante ngjarjen e të folmes së asaj kohe, por edhe për t’i përdorur, aty ku ka nevojë, metaforat dhe sintagmat e shumta që me aq mjeshtri stilistikore i vë në funksion, si një mjeshtër i mirë, thotë recensenti i librit”, Zeqir Kadriu.

Në këtë kontest të njohjes së rrethanave dhe fisnikërisë së njerëzve, Ismail Arsllani shpalon vlerat dhe angazhimet e qytetarisë, të relikteve autoktone, ose dukurive të tjera tipike shoqërore që kanë mbetur si organizëm i fuqishëm dhe i trashëguar nga e kaluara historike. “Kështu duke vizatuar karakteret e personazheve, qoftë ato pozitive apo negative, autori kërkon me zgjuarsi të vendos fakte historike të një etnie ekzistuese, në përputhje me njohuritë e tij artistike e estetike të kursyera dhe të grumbulluara me vëmendje, kryesisht për një të kaluar ndikuese kulturore, me tradita e zakone të bartura edhe në kohën tonë. Duke shfaqur vazhdimisht ngjarje dhe karaktere egosh të theksuara, me mjeshtëri narrative, autori, Ismail Arsllani, harmonizon lirinë shpirtërore të tij me mentalitetin e trashëguar nëpër rrjedhat e historisë së kësaj ane”, konsideron kritiku letrar, Remzi Salihu.

Romani më i ri “Gurë mbi kala” i Ismail Arsllanit, ka në brendi një lëmsh ngjarjesh të ndërlidhura njëra me tjetrën, të cilat ndërtojnë kompozicion formal të tërësisë, në strukturën e të rrëfyerit. Kemi të bëjmë me një model merceologjik, mal njohurish me informacion të duhur dijesh, kryesisht duke i lidhur ngjarjet e shumta me tërësinë, vëren kritiku Remzi Salihu, për të shtuar se këtu kemi të bëjmë me një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën, e cila del në skenë nga ditari i gjetur apo i fshehur në muret e kullës, e që bie në duart e narratorit Malësor Deda. Sipas tij, kemi të bëjmë me një parafiguracion, që ngërthen në vete dokumente letrare, burime historike apo edhe ndonjë rrëfim familjar, por nuk mbetet aty pa u ndërthurur edhe elementi i figuracionit artistik të rrjedhshëm gjuhësor, që ka të bëjë me botëkuptimin dhe fiksimin e autorit për këtë gjini letrare./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Kulturë

Në Muzeun “Marubi” pritet të hapet ekspozita personale e fotografëve Safet e Gjylzade Dokle

Published

on

Të premten, me 24 mars, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita personale e fotografëve Safet e Gjylzade Dokle, kuruar nga Lek Gjeloshi.

Aktiviteti fotografik i bashkëshortëve Safet e Gjylzade Dokle u zhvillua në Borje të Rrethit të Kukësit e më gjërë, duke përshkuar një hark kohor dyzet vjeçar, nga vitet ’30-të deri në fillim të viteve ’70-të.

Në koleksionin e tyre fotografik dokumentohet historia politike, jeta shoqërore, ritualet e ndryshme dhe aspektet tradicionale të Shqipërisë verilindore të asaj kohe.

Ky koleksion, i cili përbëhet nga rreth njëzetmijë negativë, është më i madhi i dhuruar mbas viteve ’90-të në arkivin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Ekspozita sendërton narracionin e parë mbi të, ku një vëmendje e posaçme i dedikohet përmasës etnografike dhe ezoterizmit që ajo ofron tanimë si fluks imazherik./Media Ndërtimi

Continue Reading

Kulturë

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale për dy muaj mbahet në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë

Published

on

Nga data 7 Korrik deri më 9 Shtator 2023, në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë do të mbahet edicioni i katërt i Autostrada Biennale.

Ekipi i Autostrada Biennale së bashku me kuratoret dhe artistët vizituan hapësirat potenciale për ekspozim, zhvilluan takime me komunitetin dhe u njoftuan me kontekstin lokal.

Gjatë javës është organizuar edhe një program i pasur publik në Autostrada Hangar ku artistët pjesëmarrës së bashku me kuratorët nga CuratorLab zhvilluan diskutime dhe prezantime të cilat ishin të hapura për publik.

Programi u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin Konstfack – CuratorLab Stockholm dhe me përkrahjen e Allianz Foundation.

Autostrada Biennale si Ekspozitë Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor mbahet çdo dy vjet që nga viti 2017./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending