Connect with us

Infrastrukturë

Kundërshtohet vendimi i AKP-së, AgroKosova Holding thotë se ka paguar 15 mijë paga dhe kontribute

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë vendim për tërheqjen e aksioneve dhe vënien nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Sipas vendimit të AKP-së, Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”, është privatizuar më datë 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI, ku për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të marrëveshjes dhe shkeljeve të rënda të kushteve të kontratës, AKP-ja thotë se është detyruar ta vë nën administrim të drejtpërdrejtë këtë ndërmarrje.

Aziz Tafaj drejtor në AgroKosova Holding , sot në një konferencë për media ka thënë se AKP ka bërë vetgjyqësi. Tafaj tha ky është një vendim i njëanshëm, raporton Indeksonline.

Unë jam drejtor i ndërrmarrjes AgroKosova Holding e cila është privatizuar para 15 vitesh.

Në atë marrëveshje janë paraparë disa kushte të cilat kanë të bëjnë me mbajten e aktivitetit të ndërrmarrjes së vjetër, ato kushte kanë të bëjnë me 8.6 mlionë euro investime dhe një numër të punëtorëve që e arrin shifrën diku rreth 5800 kontrata pune, që akumulohen brenda dy viteve.

Ato investime sipas dokumentave zyrtare janë plotësuar sa i përket kuotës së investimeve dhe numrit të punëtorëve janë plotësuar mbi 500% për arsyje se nuk janë dhënë vetëm 5800 paga por janë dhënë mbi 15 mijë paga dhe kontribute.

Vazhdimi i afatit ka të bëj me faktin pasi kanë vlerësuar se ndërrmarrja është duke i mbajtur 100% aktivitetit.

E ka zhvilluar nga zero dhe ka krijuar një aktivitet prodhues dhe në sasi edhe në kualitet ku deri sot ka qenë krenari e të gjithë qytetarëve të Suharekës dhe Kosovës. Të rinjët që kanë punuar qe 15 vite këtu janë bërë profesionistë të prodhimit të verërave dhe vreshtave.

AKP po e dëmton një kompani e cila ka investuar shumë në ngritjen e kapaciteve të saj dhe jnë prodhues vendor dhe ka punësuar në vazhdimësi punëtorë, një kompani që ka eksportuar ne vende tjera.

Prentendimet që i bënë AKP do të dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit të Kosovës.

Ky imazh do t’i kushton Kosovës shumë, jo profesionalizimi i AKP do t’i kushtoj Kosovës mbi 100 milionë euro në dëm të imazhit të kompanisë.

Prandaj, Qeveria e vendit do duhej të ndërhyj në ruajtjen e imazhit të shtetit të rishikoj këtë vendim që është i njëanshëm, jo transparent dhe i dëmshëm për krejt Kosovën.

Në këtë vend ka pasur therra, bërrlok kurse sot shihni një imazh të ri të kësaj kompanie që u ka dhënë mbjelljeve vreshtave dhe prodhimeve vendore”, tha ai.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending