Connect with us

Ndërtim

Kullat e Tiranës dhe zhdukja e së gjelbrës nga kryeqyteti!

Published

on

Një pjesë e hapësirës së gjelbër përreth Piramidës në kryeqytet është transformuar në një kantier ndërtimi për ngritjen e strukturave të reja në formë kubash prej betoni. Rivitalizmi i kësaj parcele, në zemër të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, do të përfundojë në tetor. Kur gjithçka të jetë gati, afro një e pesta e gjelbërimit do të jetë zhdukur.

Pak metra më tej, kulla e re “Downtown One Tirana”, 140 metra e lartë, projekti i së cilës u miratua në 2018-n, ka rrëmbyer pjesën qendrore të parkut ikonik të Tiranës së viteve ’70, i ashtuquajturi “Lodrat e Elbasanit”, raporton Citizens Channel,

Të dyzet katet që do të ngrihen mbi një sipërfaqe prej 8 ha do ta shndërrojnë këtë hapësirë, historikisht të qetë, në një territor me densitet të lartë urban.

Një tjetër hapësirë me përmasa të ngjashme, e njohur si ish Parku i Autobuzëve, një nga më të mëdhatë që kishte mbetur e gjelbër, u shkëmbye në vitin 2017 me një leje ndërtimi e cila mundësoi aty ngritjen e një kompleksi pallatesh shumëkatëshe.

Më herët, në 2015-n, një shumëkatësh i ri, me fasadë tërheqëse, rrëmbeu disa hektarë gjelbërim në krahun verilindor të Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Në vazhdim, të tjera sipërfaqe të gjelbra të këtij parkut po shndërrohen në troje ndërtimi për ngritjen e disa qindra apartamenteve të reja.

Vitin e shkuar (2021) në Tiranë, autoritetet miratuan një sipërfaqe ndërtimi për ndërtesa të reja 8 herë më e madhe, krahasuar me sipërfaqen e miratuar në vitin 2016: vitin e fundit përpara miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor (TR 030). Në tre vitet e fundit, sipërfaqja e miratuar në Tiranë arriti në 4.2 milionë m2. Ende nuk është e qartë se në ç’raport mes tyre do të jenë sipërfaqet e betonizuara me ato natyrore pas realizimit të ndërtimeve.

“Problemi fillon tek legjislacioni”, – shprehet urbanistja Doriana Musai, një kërkuese shkencore e re, e cila po dokumenton efektet zhvillimore të Planit të Përgjithshëm Vendor TR 030. “Sepse termi sipërfaqe e gjelbër nuk ekziston në legjislacionin planifikues. Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV) ka përcaktuar vetëm hapësira publike, duke nënkuptuar përfshirjen brenda saj edhe të sipërfaqes së gjelbër, por legjislacioni nuk specifikon përmasat fizike të këtij gjelbërimi, apo mënyrën sesi do të krijohet ai. Kjo paqartësi, shpesh kjo përplasje, mes hapësirës dhe gjelbërimit, krijon mbivendosje të njërës ndaj tjetrës, si dhe nxit mundësinë për spekulime në praktikë. PPV-ja njeh vetëm përqindjen e hapësirës publike  që duhet respektuar në një zonë ndërtimi, por nuk specifikon raportin mes elementëve përbërës brenda saj, si psh., trotuaret, kalimet e makinave, shtigjet e kalimtarëve, parqet etj., madje as madhësinë fizike të parqeve brenda kësaj hapësire”, deklaroi Musai.

Përpjekja e autoriteteve për të nxitur një zhvillim të shpejtë, duke propaganduar virtualisht, nën maskën e një kurore të gjelbër imagjinare Tiranën, vazhdon të tërheqë rezidentë të rinj. Por ne nuk dimë se çfarë do të bëjnë ata dhe pasardhësit e tyre të afërt, jo shumë larg prej këtej, kur të kuptojnë se po jetojnë në një qytet të bardhë betoni./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

on

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Skanska do të ndërtojë një kampus të dhënash në vlerë prej 242 milionë dollarë në SHBA

Published

on

Skanska me bazë në Suedi, një kompani globale ndërtimi dhe zhvillimi, njoftoi se ka marrë një kontratë të re me vlerë rreth 2.5 miliardë SEK (242 milionë dollarë) në shtetin e Virxhinias në SHBA.

Projekti synon të ndërtojë një kampus të dhënash prej 23,000 m2.

Firma njoftoi se do të kryejë gjithashtu punë në terren dhe shërbime për qendrën e re.

“Fushërimi përfshin gjithashtu një përshtatje të një hapësire administrate dhe tre salla të dhënash,” tha Skanska.

Puna filloi këtë muaj me një datë të pritshme përfundimi deri në dhjetor 2025./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending