Kosova nënshkruan marrëveshjet milionëshe me gjermanët

0

Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni Rene Eschemann, si dhe Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore Thomas Reker kanë nënshkruar dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Ministri Hamza tha se Themelimi i fondit për garantimin e kredive është një sukses për marrëveshja është e rëndësishme për kapitalin e garantimit të kredive ku përfiton sektori privat, raporton EO.

“Ndihma e Gjermanisë është shumë e nevojshme për ne. Themelimi i fondit për garantimin e kredive është një sukses për ne”, tha Hamza.

“Ne me këto të holla do ta mbështesim sektorin privat. Marrëveshja e sotme është e rëndësishme për kapitalin e garantimit të kredive ku përfiton sektori privat. Një pjesë e tyre do të shkojë edhe për sektorin privat”.

Rene Eschemann, drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni garantoi se përveç Gjermanisë edhe Suedia do t’i bashkohet këtij fondi.

“Ky fond është një dritare e re për financimin e sektorit të bujqësisë”.