Featured
Kosova bëhet me listë të aseteve të trashëgimisë në rrezik
Një ndërtesë e harruar dhe në gjendje të keqe, sikurse që është Klubi i Boksit të Prishtinës, ka qenë nikoqire e lansimit të “Listës së Trashëgimisë në rrezik”.
Ky regjistër që për herë të parë publikohet në Kosovë përmban monumente që gjenden në “Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme” të MKRS-së dhe që paraqesin rrezik për humbje të vlerave të trashëgimisë por, edhe rrezik për banorët që jetojnë në apo afër tyre.
Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) në bashkëpunim me organizatën EC Ma Ndryshe dhe me financim të Suedisë, gjatë vitit 2016 ka analizuar gjendjen fizike të 870 aseteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune është krijuar platforma e cila është përmbledhje e aseteve që janë në rrezik. Platforma digjitale trashegimianerrezik.com është edhe një mundësi e re për të informuar publikun, institucionet relevante dhe palët e interesit për kushtet në të cilat ndodhen këto asete të rrezikuara dhe njëherësh synon t’i përfshijë ata në vlerësimin dhe ruajtjen e saj përmes propozimit direkt të aseteve që konsiderojnë e janë në rrezik, pavarësisht a kanë status të mbrojtjes apo jo.
Drejtori i CHwB Kosovës Sali Shoshi, në hyrje të lansimit theksoi se “Në vitin 2016-të, ne kemi bërë një hulumtim në gjithë Kosovën, ku diku rreth 870 ndërtesa janë vizituar nga gjashtë ekipe ku janë nxjerrë shumë informata të rëndësishme që planifikojmë t’i nxjerrim në etapa. Kemi shikuar se si është gjendja fizike e tyre, kemi shikuar se a kanë potencial ato për zhvillim ekonomik, kemi analizuar edhe informatat që i posedon vetë pronari për përgjegjësinë që ka ai ndaj trashëgimisë kulturore, kemi biseduar me të për rolin që ka ai me institucione përgjegjëse, ku këto informata do t’i tregojmë në etapat në vazhdim”. Ai theksoi se kjo listë është angazhim dhe kontribut i dy organizatave të shoqërisë civile dhe numëron 139 ndërtesa të shtrira në gjithë Kosovën.
Alban Morina dhe Erinë Mulolli, koordinatorë të projektit, dhanë informata më detaje rreth metodologjisë së përdorur në hulumtim dhe gjetjeve nga terreni, përderisa Nol Binakaj, zëvendës drejtor i CHwB Kosovës, foli për hapat e mëtutjeshëm të kësaj iniciative dhe listoi një numër të rekomandimeve të dala nga ky hulumtim drejtuar institucioneve relevante dhe komunitetit e pronarëve. Hulumtimin e plotë mund ta gjeni në publikimin tonë “Trashëgimia në rrezik”.
-
Infrastrukturë16 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë20 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale2 days ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë2 days ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë20 hours ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Infrastrukturë2 days ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Aktuale16 hours ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
You must be logged in to post a comment Login