Connect with us

Aktuale

Konflikti për rendin e udhëtarëve mes kompanive turistike bartet në Gjykatën Themelore   

Published

on

Pranë Departamentit për Krime të Rënda në Prishtinë, është dëgjuar dëshmitari Xh.V., drejtor i Departamentit të transportit tokësor në Ministrinë e Industrisë, në gjykimin ku E.G., dhe H.I., po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

E.G., në cilësi të udhëheqësit të shërbimit të transportit në Stacioni e Autobusëve në Prishtinë dhe H.I., në cilësi të shefit të Divizionit të Inspektoratit në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, akuzohen se nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për lejimin e operimit të kompanisë ‘Sharr Travel’ në linjën Prishtinë-Prizren-Prishtinë në orarin e orës 15:15.

Dëshmitari Xh.V., gjatë deklarimit të tij shpjegoi procedurën e fitimit të rendit të udhëtimit përkatësisht të drejtën e shfrytëzimit të rendit të caktuar të udhëtimit në një kohë të caktuar. Ai shtoi se rendi i udhëtimit fitohet në dy raste, në rastin e parë kur kompanitë kërkojnë të kenë rend të udhëtimit të caktuar dhe rasti i dytë kur qytetarët e ndiejnë mungesën për një rend të udhëtimit dhe bëjnë kërkesë me disa nënshkrime në Ministri. Pas shpjegimit në detaje të procedurave që duhet ndjekur nga kompanitë për fitim të rendit të udhëtimit, për rastin në fjalë i njëjti u deklarua se ishte kompania Sharr Travel ajo që kishte aplikuar sipas procedurave të rregullta dhe ka fituar rendin e udhëtimit për rastin konkret.

Tutje i njejti shtoi se ishte kompania ‘Dardi Turizëm’, apo siç njihet ndryshe Lipjani SH.P.K., ajo që paraprakisht kishte pasur rendin e udhëtimit për rastin konkret mirëpo për shkak se e njëjta nuk kishte aplikuar për të mbajtur rendin e njëjtë është llogaritur se nuk ka pasur interesim për të mbajtur atë linjë. Ai shtoi se kompania Lipjani SH.P.K., ka aplikuar mirëpo me minutazh tjetër te shfrytëzimit andaj konsiderohet se nuk ka aplikuar për linjën që ka qenë e shpallur nga Ministria, ngaqë çdo ndryshim në minutazh konsiderohet si linjë e re.

Sipas aktakuzës e cila përfaqësohet nga prokurori Shkëlzen Ibrahimi, i akuzuari E.G., akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare sepse në cilësi të udhëheqësit të shërbimit të transportit në Stacioni e Autobusëve në Prishtinë, nuk ka mbikëqyrur zbatimin e rendeve të udhëtimit, pasi ka lejuar operatorin “Dardi Turizëm”, me pronar ish të akuzuarin F.B, që më 12 qershor 2014, të hyjë në parkingun e këtij stacioni për ofrimin e shërbimeve edhe pse nuk ka pasur rendin e udhëtimit për transportin e udhëtarëve në linjën Prishtinë-Prizren-Prishtinë, të cilën ka qenë duke e realizuar operatori “Sharr Travel”./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Hapni dyert për instalimin e Valvulës Termostatike nga ekipet e autorizuara të Prishtina HeatSave

Published

on

Hapni dyert për ekipet e autorizuara ashtu që të përfitoni pajisjet si dhe instalimin e tyre falas. Pas nëntorit, këto pajisje së bashku me instalim do të kushtojnë deri në 500 euro për konsumator.

Andaj, nëse nuk do të jeni në shtëpi në datat e paralajmëruara për instalim në lagjen tuaj, ju lutem kontaktoni në 080099000 sa më parë, që të mos humbisni rastin për instalimin e pajisjeve të reja për radiatorët tuaj si:

Valvulës Termostatike e cila rregullon qarkullimin e ujit të ngrohtë nga sistemi i Ngrohtores Termokos deri tek radiatori.

Termo-Kokës e cila ndihmon në përcaktimin e temperaturës në radiator. Rrotullojeni për të caktuar temperaturën dhe për të kontrolluar shpenzimet e energjisë.

Alokatorit cili vendoset në radiator për të matur temperaturën dhe për të përcjellur shfrytëzimin e energjisë.

Prishtina HeatSave është investim 10M dollarësh nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) & Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të modernizimit të sistemit të matjes së shpenzimeve të ngrohjes përmes Termokos./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Raporti i UN-Habita alarmon qytetet botërore

Published

on

UN-Habitat sapo ka publikuar Raportin e tij vjetor të Qyteteve Botërore gjatë sesionit të njëmbëdhjetë të Forumit Urban Botëror, i cili u zhvillua në Katowice, Poloni nga 27 qershor deri më 30 qershor 2022.

I titulluar “Parashikimi i së ardhmes së qyteteve”, pikat kryesore të publikimit të vitit 2022 janë njohuri për të ardhmen e sferës urbane, bazuar në “tendencat, sfidat dhe mundësitë ekzistuese, si dhe kushtet përçarëse, duke përfshirë mësimet e vlefshme nga pandemia COVID-19”.

Në fakt, ai synon t’u paraqesë qyteteve mënyra për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme dhe për të adresuar çështjet aktuale.

Meqenëse popullsia globale që jeton në zonat urbane do të rritet nga 56 përqind në 2021 në 68 përqind në 2050, kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, transformimi i qyteteve tona për të arritur një të ardhme më të mirë duhet të jetë një interes global.

Duke pasur nevojë urgjente për “zgjidhje inovative për zonat urbane për t’iu përgjigjur kësaj krize të trefishtë C të COVID, klimës dhe konfliktit”, siç deklarohet nga Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Drejtori Ekzekutiv i UN-Habitat Maimunah Mohd Sharif, Raporti i Qyteteve Botërore 2022 bën thirrje për më shumë angazhim nga qeveritë kombëtare, rajonale dhe lokale dhe inkurajon adoptimin e mëtejshëm të teknologjive inovative dhe koncepteve të jetesës urbane./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Studentët e Arkitekturës të UP-së eksplorojnë ndërtimin e zonave urbane në Cottbus të Gjermanisë

Published

on

Studentët Behar Iberhysaj, Tringa Rama, Vanesa Nikqi, Dafina Balaj, Marina Frrokaj, ishin pjesë e Summer School – Introverted and Extroverted Spaces: Neë pedagogical approaches to the house and the city, në Cottbus të Gjermanisë, me dt. 11.06.2022 – 19.06.2022. Kjo vizitë është realizuar fal marrëveshjeve që Fakulteti i Arkitekturës ka me profesorët dhe universitetet në Gjermani.

Studentët kanë eksploruar se si është ndërtuar dhe përvetësuar hapësira urbane në disa territore në Cottbus përmes përjetimit të përvojës së tyre.

Gjate hulumtimit dhe punës së bërë janë përdorur metoda etnografike dhe vizuale për të identifikuar hapësirat që janë dhe mund të bëhen të dukshme dhe ato që janë dhe mund të mbeten të padukshme.

Qëllimi i shkollës verore ka qenë të rikonceptohet raporti mes shtëpisë dhe qytetit, duke reflektuar mbi nocionin se pjesët e dukshme dhe dimensionet prezentë e përbëjnë qytetin, ndërsa e padukshmja dhe jo-prezentja përfaqësojnë shtëpinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending