Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Mitrovicës i jep tender për asfaltim të akuzuarve për mashtrim

Published

on

Komuna e Mitrovicës u ka dhënë tenderë për asfaltim të një rrugë dy biznesmenëve të akuzuar për mashtrim.

Bujar Shabanit e Fatlum Pirevës. Komuna që udhëhiqet nga Bedri Hamza ka kontraktuar operatorët ekonomik “Kosova Asfalt Sh.P.K” nën pronësi të Shabanit dhe “El-Bau Sh.P.K”, nën pronësi të Pirevës për ndërtimi e  rrugës “Lah Nimani” në Mitrovicë. Kontratë kjo që kap vlerën e afro gjysmë milioni (892.453 euro). Për më tepër vërehet se ka shkelje ligjore mbi këtë kontratë, shkruan Insajderi.

Ndonëse Komuna e Mitrovicës kishte paraparë që ky projekt të kushtojë 600 mijë euro, fituesit e tenderit Bujar Shabani e Fatlum Pireva të akuzuar për mashtrim kanë ofruar çmimin prej 892.453 euro, që i bie afro 50% më shtrenjtë se vlera fillestare e ofruar.

Rruga “Lah Nimani” ka një gjatësi vetëm 394 metra ndërsa investimit kap vlerën e mbi 890 mijë eurove.

Bazuar në kontratë e siguruar nga “Veriu Info” shihet se manipulimi me çmime ka ndodhur në të paktën tri pozicione. Tek pjesa e incizimit gjeodezik që do të kushtojë 92.609 euro. Sipas kontratës së nënshkruar për 394 metra gjatësi rrugore, komuna do të paguajë mbi 92 mijë euro, punë e cila mund të kryhet me aparatura të një zyre modeste gjeodezike.

Për shënim gjeodezik gjatë punëve paraprake janë paraparë të paguhen 15.389 euro.

Tutje, në kontratën e nënshkruar nga komuna e Mitrovicës dhe operatorët ekonomik është paraparë që fiksimi i pikave kontrolluese gjeodezike për ndërtimin e kanalizimit fekal të kushtoj 39 mijë euro.

Shpenzime marramendëse të matjeve gjeodezike për këtë rrugë më të shkurtër se 400 metra, nuk përfundojnë me kaq, pasi që ‘qershia mbi tortë’ parashihet edhe në një pozicion tjetër për matje gjeodezike, nga i cili është paraparë t’i paguhen operatorit ekonomik 38 mijë e 220 euro e që në përshkrim të tij shihet se është pozicion i njëjtë i emërtuar sikur pozicioni prej 39 mijë euro.

Komuna e Mitrovicës në bazë të kontratës, do të paguaj dy herë për pozicionin e fiksimit të pikave kontrolluese gjeodezike për ndërtimin e kanalizimit fekal në rrugën “Lah Nimani”.

Kontrata është nënshkruar me 24 nëntor të vitit të kaluar dhe pritet të përfundojë në vitin 2024./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending