Connect with us

Aktuale

Kompanitë e ndërtimit mund të punojnë nën këto masa shtesë

Published

on

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka lëshuar një urdhëresë për funksionimin e bizneseve, gjatë kohës së përballjes me epideminë Covid-19. Përmes kësaj shkrese puna në disa veprimtari ekonomike ndërpritet në tërësi, ndërsa disave u lejohet operimi nën disa masa shtesë. Në mesin e sektorëve që lejohet vazhdimi i punës është edhe ndërtimtaria, por duke respektuar masat shtesë, të marra për mbrojtje ndaj virusit, raporton Ndërtimi.info.

Sipas kësaj urdhëresë, kompanive të ndërtimit, ashtu si edhe prodhuesve, përpunuesve dhe veprimtarëve të tjerë tregtar dhe shërbyes, u lejohet ushtrimi i veprimtarisë  duke marrë masa higjienike e parandaluese. Këto masa përfshijnë:

Të dezinfektojë dhe të ajros rregullisht hapësirën e punës;

Të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike;

Të marrin masa për distancën sociale e shmangien e kontaktit edhe për punonjësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike;

Të marrin masat tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.

Ndërkaq, Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës ditë më parë ka sugjeruar që Qeveria e Kosovës të mbyll të gjitha punishtet, pasi puna nën kushtet e përcaktuara është e vështirë.

Në Kosovë deri tani janë konfirmuar 24 raste të prekura me pandeminë covid-19./Ndërtimi.info/

Aktuale

Mbahet dëgjim publik për restaurimin dhe ndërtimin e kompleksit memorial “Masakra e Reçakut”

Published

on

Nga Departamenti i Shpronësimit pranë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot në Shtime u mbajt dëgjimi publik për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve në interes, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i cili tha se me vullnet të Qeverisë së Kosovës, dhe kërkesave të vazhdueshme nga Komuna e Shtimes ky projekt tanimë do të realizohet. “Do t’a nxjerim më të mirën e mundshme për këtë projekt dhe do të ecim para”, tha Aliu.

Ndërsa përfaqësuesit nga Departamenti i Shpronësimit-MMPHI dhe përfaqësuesit nga Agjensioni i Memorialeve të Kosovës, bënë të ditur pronat të cila do të shpronësohen e të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e pranishëm në këtë takim, që kryesisht ishin nga fshati Reçak patën kërkesat e tyre, të cilat i adresuan te përfaqësuesit e këtyre institucioneve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Skica e ndërtimit të Pallatit të Rinisë, tashmë edhe në versionin i BIM

Published

on

Ndërtuar mbi skicat dhe vizatimet origjinale, versioni i BIM-izuar (Building Information Modeling) i Pallatit të Rinisë e ka kthyer këtë ikonë të qytetit në ndërtesën e parë digjitale në vend.

Në këtë mënyrë, të gjitha informacionet e nevojshme mbi çfarëdo detaji konstruktiv, cilindo dimension dhe çdo të dhënë tjetër të rëndësishme, është e qasshme menjëherë dhe në çdo kohë, shkruan në njoftimin e Agjencisë këshillimore Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

Kjo bën të mundur që, për çfarëdo ndërhyrjeje të nevojshme, institucionet komunale dhe palët tjera të interesit, ta kenë informacionin e plotë dhe qind për qind të saktë.

Duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, mund të dihen në avans. Po ashtu, për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet.

Kjo do të jetë Prishtina digjitale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

‘Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv’, thotë arkitektja meksikane Carrillo

Published

on

Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv dhe dhunës në qytetet kufitare, thotë arkitektja meksikane Gabriela Carrillo.

“[Emigrantët] po ikin nga çështje shumë komplekse në vendet nga janë,” deklaroi në një intervistë për Dezeen, fituesja e Çmimit Dorfman të Akademisë Mbretërore 2023 Carrillo.

“Ne besojmë se ky fenomen ka ndikim në qytetet dhe arkitekturën dhe mënyrën e banimit.

Duhet të ketë burime që mund të lehtësojnë vërshimin e njerëzve që janë pjesë e botës sonë sot – jo vetëm në Meksikë, por kudo”, shtoi ajo.

Infrastruktura dhe shërbimet sociale në qytetet kufitare të Amerikës së Veriut janë nën presion të vazhdueshëm mes një rritjeje të dukshme të migrimit, veçanërisht nga Meksika në SHBA, me gati 2.5 milionë njerëz që përpiqen të kalojnë në vitin 2023.

Carrillo tha se meksikanët po ikin gjithnjë e më shumë “krizës humanitare të fatkeqësive natyrore dhe zhvendosjeve të detyruara për shkak të dhunës”.

Shumë nga emigrantët që tentojnë të kalojnë në SHBA janë nga vende të tjera përveç Meksikës dhe shpesh përfundojnë të mbërthyer dhe të varfër në qytetet kufitare meksikane pasi u larguan nga forcat amerikane të sigurisë.

Megjithatë, Carrillo vuri në dukje gjithashtu se projektet e mëdha arkitekturore nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.

“Operimi, mirëmbajtja, organizimi i një projekti në shkallë më të gjerë kërkon logjistikë më komplekse,” tha ajo.

Ajo beson se një pjesë e instinktit për të përdorur muret si masë sigurie është më shumë një çështje zakoni sesa e rrënjosur në idetë për arkitekturën apo urbanizmin.

“Problemi është se ne jemi mësuar dhe përsërisim veprime; ne e përsërisim atë arkitekturë dhe ne përsërisim atë mënyrë të të bërit arkitekturë. Kjo ide e ndërtimit të madh është gjithashtu ideja e një bote kapitaliste dhe perëndimore, por ne kemi një mundësi për të rikrijuar veten. Ka shumë optimizëm pas punës sonë.”, tha Carrillo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending