Connect with us

Aktuale

Investimet e huaja direkte në rënie për shkak të jostabiliteti politik

Published

on

Investimet e huaja direkte nga viti në vit po pësojnë rënie, e kjo shkak e jostabiliteti politik në vend që ka bërë që investitorët të mos ndjehen të sigurt që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë.

Investitorët e huaj orientohen në vendet ku sundon rendi dhe ligji, në shtetet ku nuk ka korrupsion dhe krim ekonomik, derisa në Kosovë ligji që parasheh lehtësime doganore që nga viti 2015 ende nuk është funksionalizuar.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, tha për Ekonomia Online se Kosova ka ngecur në reforma, e kjo si shkak i faktorit politik, i cili ka ndikuar në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Zeka kërkoi nga Qeveria Kurti që të veprojë si shtetet fqinje e të bëjë vendin atraktiv për investimet.

“Trendi i investimeve të huaja direkte është në rënie nga viti në vit. Ne kemi dedikuar këtë rënie mungesës së stabilitetit politik, reformave në lehtësimin e të bërit biznes në vend. Në dy vitet e fundit është raportuar në raportin e Bankës Botërore, Kosova ka ngecur në reforma, kemi shënuar një regres sa i përket çështjeve të mira për investitorët dhe bizneset”.

“Kosova duhet patjetër të filloj që të rrezikojnë stabilitet të jashtëm dhe të brendshëm në raport me fqinjët e saj që të bëhet vend me atraktiv për investime të huaja direkte. Faktorët politik janë faktor të rëndësishëm në tërheqjen e investimeve të huaja direkte”.

“Në vitin 2015 ka paraparë lehtësime doganore për investitorët e huaj, e ato nuk janë funksionalizuar për shkak se legjislacioni dytësor dhe udhëzimet administrativ asnjëherë nuk janë nxjerrë. Në një situatë të tillë dalim jo serioz para investitorëve të huaj dhe të brendshëm”, u shpreh Zeka.

Për këtë rënie edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi fajëson stabilitetin politik dhe mos sigurinë juridike.

Mes tjerash, ai kërkoj nga Qeveria të bëjë plan konkret dhe mekanizma stimulues për të nxitë investimet e huaja.

“Nuk kemi shifra 2019 po presim bilancin të Bankës Qendrore dhe institucioneve tjera. Por në raportet e fundit kemi një rënie të vazhdueshme që neve po prek sidomos në këto 6 vjet të bllokadave dhe mungesës së reformave”.

“Mungesa e stabilitetit politik, mungesa e sigurisë juridike janë dy faktorët kryesor që  kanë ndikuar në rënien  e investimeve të huaja”.

“Ka pasur ndikim të gjitha elementeve që lidhen me para shikueshmërinë e të bërit biznes në Kosovë. Këto janë të gjithë proceset politike që kanë përcjell vendin këto vit. Qeveria duhet me pa një plan të reformave dhe mekanizma të veçantë stimulues për me nxitë investimet e huaja”, tha Rukiqi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, 213 milionë euro ka qenë vlera e investimeve të huaja gjatë vitit 2018 , kurse në vitin 2017, vlera e tyre ishte në 287 milionë euro.

Kurse për vitin 2019 ende nuk ka shifra në lidhje me vlerën e investimeve në Kosovë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Mbahet dëgjim publik për restaurimin dhe ndërtimin e kompleksit memorial “Masakra e Reçakut”

Published

on

Nga Departamenti i Shpronësimit pranë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot në Shtime u mbajt dëgjimi publik për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve në interes, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i cili tha se me vullnet të Qeverisë së Kosovës, dhe kërkesave të vazhdueshme nga Komuna e Shtimes ky projekt tanimë do të realizohet. “Do t’a nxjerim më të mirën e mundshme për këtë projekt dhe do të ecim para”, tha Aliu.

Ndërsa përfaqësuesit nga Departamenti i Shpronësimit-MMPHI dhe përfaqësuesit nga Agjensioni i Memorialeve të Kosovës, bënë të ditur pronat të cila do të shpronësohen e të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e pranishëm në këtë takim, që kryesisht ishin nga fshati Reçak patën kërkesat e tyre, të cilat i adresuan te përfaqësuesit e këtyre institucioneve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Skica e ndërtimit të Pallatit të Rinisë, tashmë edhe në versionin i BIM

Published

on

Ndërtuar mbi skicat dhe vizatimet origjinale, versioni i BIM-izuar (Building Information Modeling) i Pallatit të Rinisë e ka kthyer këtë ikonë të qytetit në ndërtesën e parë digjitale në vend.

Në këtë mënyrë, të gjitha informacionet e nevojshme mbi çfarëdo detaji konstruktiv, cilindo dimension dhe çdo të dhënë tjetër të rëndësishme, është e qasshme menjëherë dhe në çdo kohë, shkruan në njoftimin e Agjencisë këshillimore Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

Kjo bën të mundur që, për çfarëdo ndërhyrjeje të nevojshme, institucionet komunale dhe palët tjera të interesit, ta kenë informacionin e plotë dhe qind për qind të saktë.

Duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, mund të dihen në avans. Po ashtu, për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet.

Kjo do të jetë Prishtina digjitale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

‘Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv’, thotë arkitektja meksikane Carrillo

Published

on

Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv dhe dhunës në qytetet kufitare, thotë arkitektja meksikane Gabriela Carrillo.

“[Emigrantët] po ikin nga çështje shumë komplekse në vendet nga janë,” deklaroi në një intervistë për Dezeen, fituesja e Çmimit Dorfman të Akademisë Mbretërore 2023 Carrillo.

“Ne besojmë se ky fenomen ka ndikim në qytetet dhe arkitekturën dhe mënyrën e banimit.

Duhet të ketë burime që mund të lehtësojnë vërshimin e njerëzve që janë pjesë e botës sonë sot – jo vetëm në Meksikë, por kudo”, shtoi ajo.

Infrastruktura dhe shërbimet sociale në qytetet kufitare të Amerikës së Veriut janë nën presion të vazhdueshëm mes një rritjeje të dukshme të migrimit, veçanërisht nga Meksika në SHBA, me gati 2.5 milionë njerëz që përpiqen të kalojnë në vitin 2023.

Carrillo tha se meksikanët po ikin gjithnjë e më shumë “krizës humanitare të fatkeqësive natyrore dhe zhvendosjeve të detyruara për shkak të dhunës”.

Shumë nga emigrantët që tentojnë të kalojnë në SHBA janë nga vende të tjera përveç Meksikës dhe shpesh përfundojnë të mbërthyer dhe të varfër në qytetet kufitare meksikane pasi u larguan nga forcat amerikane të sigurisë.

Megjithatë, Carrillo vuri në dukje gjithashtu se projektet e mëdha arkitekturore nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.

“Operimi, mirëmbajtja, organizimi i një projekti në shkallë më të gjerë kërkon logjistikë më komplekse,” tha ajo.

Ajo beson se një pjesë e instinktit për të përdorur muret si masë sigurie është më shumë një çështje zakoni sesa e rrënjosur në idetë për arkitekturën apo urbanizmin.

“Problemi është se ne jemi mësuar dhe përsërisim veprime; ne e përsërisim atë arkitekturë dhe ne përsërisim atë mënyrë të të bërit arkitekturë. Kjo ide e ndërtimit të madh është gjithashtu ideja e një bote kapitaliste dhe perëndimore, por ne kemi një mundësi për të rikrijuar veten. Ka shumë optimizëm pas punës sonë.”, tha Carrillo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending