Kompania “STIHL” blen tokë për fabrikë afro 3 milionë euro në Beograd

0

Kompania e njohur e pajisjeve që përdoren në ndërtimtari “STIHL”, e veçuar për motor-sharrat, ka blerë një tokë të madhe prej 3.2 hektarëve në Beograd.

Sipas medieve serbe, parcela e tokës që kanë marrë ata është në zonën industrial-tregtare “Blok 53” në Beogradin e Ri. Menaxheri i qytetit (post në komunat e Serbisë), Goran Vesiq ka thënë se “toka është në tregim të aeroportit ‘Nikola Tesla’, afër autostradës. Ardhja e kësaj kompanie dhe investimi te ne, do të rrisë zhvillimin ekonomik”.

Menaxheri Vesiq ka thënë se Agjencia për zhvillim të tokave dhe ndërtim e Beogradit nga fillimi i vitit nga ky aktivitet ka përfituar 1.22 miliardë dinarë, që në euro i bie mbi 10 milionë euro.

Vetëm nga shitja e tokës tek kompania “STIHL”, ata kanë përfituar një shifër të përafërt me 3 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here