Connect with us

Aktuale

Kërkohet me ngulm pezullimi i Hartimit të Planit Zhvillimor Prishtina 2022-2028

Published

on

Grupi “Qytetarët aktivë”, po ngulmon se Hartimi i Planit Zhvillimor të Prishtinës për gjashtë vitet e ardhshme të pezullohet për shkak të shkeljeve ligjore.

Në raportin e 2-të lidhur me kornizën e planit zhvillimor, grupi që mbikëqyri dhe vepron në forma të ndryshme kreative, ndaj një jete më cilësore që do të përmisonte sistemin qeverisës, ka listuar kërkesat e tyre ndaj Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky Raport për “Kornizën Zhvillimore 2028 për Prishtinën”, të shpallur me datë 07 korrik 2021 për Konsultim Publik me datë 14 korrik 2021, me nga 2 orë për zonën urbane dhe 2 orë për zonën rurale, ka për qëllim të ridokumentojë shkeljet ligjore/procedurale në hartim te PZHK për Prishtinën 2028. Raporti 2 është vazhdimësi e Raportit 1 – për Gjendjen Ekzistuese-Profilin e KK Prishtinës si fazë e parë e Planifikimit, të përgatitur dhe të dorëzuar në mars të 2021, për dokumentin strategjik për Prishtinën –PZHK të Prishtinës 2020 – 2028.

Të dyja Raportet 1 dhe 2 janë punuar nga “Qytetarët Aktivë”- organizatë e shoqërisë civile dhe nga ekspertë të pavarur të planifikimit hapësinor, dhe ju drejtohemi instancave përgjegjëse për hartimin dhe aprovimin e dokumenteve të planeve zhvillimore për komunën e Prishtinës, gjegjësisht: Anëtarëve të Asamblesë Komunale të Komunës së Prishtinës, Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (Sektorit të Planifikimit, Ndërtimit, Banimit), Institutit për Planifikim Hapësinor dhe qytetarëve të Komunës së Prishtinës, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës:

  • Ligjit për Planifkim Hapësinor 04/L-174; dhe
  • Udhëzimit Administrativ Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 05/2014 për

Përgjegjësitë e Autoriteteve të Planifikimit Hapësinor si dhe Parimet dhe Procedurat për

Pjesëmarrjen e Publikut në Planifikim Hapësinor.

Qytetarët Aktivë, kanë kërkuar gjithë dokumentacionin e këtij procesi të hartimit të gjithë procesin dhe proces verbalin gjatë hartimit dhe përfshirjen e qytetarëve në hartim dhe shqyrtime, si dhe proces verbalin e debateve publike dhe konsultimeve nga Komuna e Prishtinës dhe shpalljen dhe procesin e përzgjedhjes së kompanive konsulentë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që nga nëntori 2020. Qytetarët Aktivë edhe ne konsultimet me datën 14.07 ka bërë të njëjtën kërkesë si dhe problemet tjera lidhur me kornizën zhvillimore të cilat po i paraqesim në këtë dokument, si dhe proces verbali i po kësaj date 14 korrik nga Konsultimi Publik i mbajtur në Asamblenë e Komunës së Prishtinës.

Deri më tani kërkesat janë neglizhuar dhe kemi pranuar vetëm një dokument-marrëveshje në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës- (ish Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit).

Konkluzion: Ne, Qytetarët Aktivë, kërkojmë që të pezullohet ky hartim i planit zhvillimor dhe të rikthehet nga fillimi procesi i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal 2020 – 2028 dhe Hartës Zonale./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending