Kara: Kosova duhet ta gjallëroj veten, është e ngadalshme ndoshta nga politika dhe ekonomia

0

Intervistoi: Toska Gjikolli

Hanif Kara është inxhinier strukturor dhe profesor i praktikës e teknologjisë arkitektonike në Graduate School of Design në Universitetin e Harvardit. Qasja dhe interesimi i tij i posaçëm në dizajnin inovativ, ndërtimin e qëndrueshëm dhe metodat e analizës komplekse, e kanë lejuar atë të punojë në projekte pioniere, dhe punët e tij kanë fituar mbi 250 çmime të dizajnit duke përfshirë çmimin Stirling RIBA për Bibliotekën Peckham , Londër, në vitin 2000, dhe për Laboratorin Sainsbury, Kembrixh, në vitin 2012, si dhe Çmimin RIBA Lubetkin për Pavilionin e Britanisë së Madhe në Shanghai Expo në vitin 2010. Hanif gjithashtu ka redaktuar revistën Design Engineering, një retrospektivë e dekadës së parë të AKT-së, e cila u botua në vitin 2008 dhe u pasua nga Design Engineering Refocused në vitin 2016. Hanif Kara gjithashtu ka kontribuar në shumë botime dhe ekspozita që kanë të bëjnë me dizajnin dhe rolin e inxhinierisë.

Hanif Kara njihet si inxhinieri që ka drejtuar punën për t’i ngritur disa nga objektet më të famshme dhe më të vështira në botë, të projektuara nga arkitektët më me nam në botë sikur: Zaha Hadid, Bjark Ingels, Norman Fosters dhe shumë të tjerë.

Përgjatë kohës që ka qëndruar në Kosovë në Festivalin e Arkitekturës, ai ka dhënë një intervistë për Ndertimi.info, ku ka folur për Kosovën në syrin e tij për ndërtimet, inovacionin dhe tranzicionin e ndërtimeve kaotike.

Më poshtë mund të lexoni intervistën dhe disa fotografi nga objektet ku Kara ka drejtuar punët.

 

Si e keni parë Kosovën këto ditë që keni qëndruar këtu?

Unë mendoj se është e qetë dhe e ngadalshme,  por mendoj se duhet të gjallërojë vetveten dhe të reflektojë. Kjo është përshtypja ime lidhur me Kosovën, të cilën e kam fituar nga këto ditë qëndrimi. Duket se nuk po e gjallëron vetveten dhe unë nuk mund të dijë saktë ku qëndron arsyeja pas kësaj, mund  të jetë politike apo ekonomike.

Cili është mendimi juaj për ndërtimet këtu, bazuar në atë që keni parë gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë?

Nuk është më mirë ose më keq se në shumë pjesë të  shumë pjesë tjera të Evropës, madje edhe në Londër kemi ato që unë mund t’i përshkruaj si të tendosura në shumë mënyra. Kosova nuk është e veçantë për këto probleme, pasi të tilla kanë edhe qytetet e pasura sikur është Londra. Unë nuk mendoj se ju duhet ta dënoni dhe mundoni veten tuaj për natyrën e ndërtimeve. Ajo çka ju duhet të pyesni është se pse nuk e i përdorni këtë natyrë për më shumë projekte të natyrës cilësore.

Cilat janë disa nga sugjerimet tuaja se si mund të stimulojmë projektet innovative në ndërtim?

Këto lloje të gjërave si Festivali i Arkitekturës me ligjërata dhe punëtori, është njëra prej formave për të stimuluar. Sa më shumë që ju sillni njerëz të huaj, e i pyesni dhe mbani lidhje kontakti me ta, duke bashkëpunuar në disiplina të reja, aq më mirë është për ju. Isha shumë i interesuar sepse në audiencë kishim gazetarë dhe njerëz të shkencave shoqërore, që unë mendoj se është absolutisht vlerësuese sepse një nga problemet tona në inxhinierinë e ndërtimit si arkitekt  dhe ndërtimtar, është se ne flasim për vetveten, kur ne dimë gjithçka për arkitekturën, por flasim vetë me njëri-tjerin. Kështu që të  mundohemi të sjellim botën në një farë mënyre që të na dëgjojë, kjo është kryesorja dhe është rruga kryesore që po mundohemi të bëjmë edhe në Londër.

Nga eksperienca juaj si një ekspert në fushën e ndërtimit, çka do të propozonit për ndërtimet në Kosovë?

Një gjë është e qartë, se ju tashmë keni shumë projekte të ndërtesave të larta. Unë do të doja të dijë nëse ky qytet ka lidhur infrastrukturën e tij me potencialin e qytetit në brendësi, sepse nuk dukej sikur e ka, nuk po e di! Ju duhet të kuptoni se densiteti nuk do të largohet dhe as ndërtesat e larta nuk do të largohen.

Përafrimi i tyre janë investime publike që kanë të bëjnë  me infrastrukturën, tani potenciali për të ardhmen e mirë nuk do të ketë rëndësi se kush paguan ju ose kinezët. E më pas ju do të  filloni të mendoni se ku do të krijoni densitetin. Unë nuk e di nëse ju keni një plan urbanistik, unë kam pyetur, por askush nuk duket se e dinë saktë. Nëse keni dhe nuk zbatohet, atëherë këtu është problemi.

Po flas për planin urbanistik që e kemi në vendin tim. Ky është problemi dhe duhet ta shikoni si një rast studimi.  Unë mund të ju them se disa nga mundësitë që unë i shoh në Kosovë, ju mund t’i përdorni gjërat që i keni ose mund të përdorni gjërat në këtë mes.

A mendoni se tranzicioni i ndërtimeve kaotike përfundon dikur?

Jo dhe nuk duhet të përfundojë, sepse mos e keqkuptoni se teknologjia do të ndërrojë ndërtimin, sepse janë pesë materiale të ndërtimit: çeliku, betoni, tulla, qelqi dhe druri. Edhe për 10 mijë vjetët e ardhshme këto 5 materiale do të përdoren për ndërtim. Ka disa materiale të reja që po vijnë mirëpo përdorimi i materialeve të reja është në fazë fillestare dhe përdorim sekondar. Këto 5 materiale janë shumë të rëndësishme dhe përdorimi i tyre në mënyra të ndryshme është e ardhmja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here