Connect with us

Infrastrukturë

Kaçaniku nuk dihet se kur do të bëhet me teatër

Published

on

Aktorët e ata që e duan artin në përgjithësi në Kaçanik nuk dihet se kur do ta kenë vendin ku luhen shfaqjet.

Nga niveli lokal bazuar në rrethanat u shprehën skeptik se ka mundësi që ky qytet të bëhet me teatër.

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë bërë të ditur se që nga marrja e mandatit nuk kanë hasur në ndonjë kërkesë lidhur me këtë çështje.

Pesë vjet më parë, Kuvendit Komunal të Kaçanikut, iu drejtua një kërkesë nga një grup i aktorëve për themelimin e Teatrit të Qytetit. Në fund të marsit, Komuna, inicioi procedurat për themelimin e këtij institucioni kulturor.

Aktori Lulzim Rexha, ka treguar se Kaçaniku dikur jo vetëm që ka pasur kinema, por edhe një jetë të begatshme teatrore.

Rexha ka treguar se aktorët janë detyruar të largohen nga ky qytet për të zhvilluar karrierën.

“Ne që merremi me këtë profesion, e që nuk jemi pak, jemi detyruar që të largohemi nga Kaçaniku për ta zhvilluar karrierën tonë në qytete apo edhe shtete tjera. Prandaj, faturën e papërgjegjësisë dhe mungesës së vullnetit të komunës në fund e paguajnë më së shumti vet qytetarët e Kaçanikut“- ka thënë aktori për Kallxo.com.

Ai ka shtuar se arsyet kryesore, sipas kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi (PDK), lidhen me mungesën e buxhetit. Kjo është përgjigjja që tha se e marrin vazhdimisht.

Por sipas aktorëve, kjo arsye nuk qëndron tërësisht.

“Kjo për faktin se komuna ka potenciale buxhetore, por edhe mund të përfitojë nga mbështetja e nivelit qendror. Ne kemi llogaritur që për operacionalizimin dhe funksionalizimin e teatrit, një buxhet vjetor prej 150,000 euro në vit është i mjaftueshëm. Dhe kjo shumë e dimë që nuk është ndonjë barrë e madhe për komunën“- ka thënë aktori Rexha.

Regjisori, Ben Apolloni, iniciator i themelimit të teatrit, ka thënë se teatri ka pasur mundësi që të bëhet që në vitin 2018.“Vendimet e Kuvendit Komunal, Qeveria do të duhej t’i ekzekutonte, por ja që në Kaçanik nuk ndodh kështu. Po bëhen 6 vjet dhe ende asnjë veprim konkret nga ana e Qeverisë Lokale”- ka thënë ai.

Sipas tij, nuk ka pas asnjë problem të madh që të zgjatet kaq shumë kjo çështje.

Apolloni ka thënë se ata vazhdimisht kanë kërkuar nga ish-drejtori i Kulturës, Zahir Doda, që ta kryejë punën për të cilën tha se ishte përgjegjës./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending