Connect with us

Infrastrukturë

Zbulohet një metodë më racionale e prodhimit të hidrogjenit si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës!

Published

on

Studiuesit në Qendrën RIKEN për Shkencën e Burimeve të Qëndrueshme (CSRS) në Japoni janë në prag të komercializimit të një zbulimi që mund të nxisë prodhimin e hidrogjenit të lirë si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës. Duket se sekreti mund të qëndrojë në përzierjen e manganit me iridiumin shumë më të rrallë, i cili përdoret zakonisht sot në prodhimin e hidrogjenit. Mangani është shumë më i lirë.

Aktualisht, prodhimi i hidrogjenit kërkon një katalizator për të thyer molekulat e ujit dhe për të çliruar hidrogjenin. Më i miri nga këta katalizatorë të zbuluar deri më tani ishte iridiumi. Megjithatë, ky metal është shumë i vështirë për t’u gjetur, gjë që e bën atë të shtrenjtë për përdorim masiv. Shkencëtarët kanë zbuluar se mangani mund të jetë një zëvendësues më se adekuat, duke mundësuar një reduktim deri në 95% të përmbajtjes së kërkuar të iridiumit.

Është gjithashtu e rëndësishme që reduktimi i sasisë së iridiumit si katalizator kryesor të mos ndikojë ndjeshëm në prodhimin e hidrogjenit. Ky zbulim mund të ndihmojë që karburanti i hidrogjenit të jetë një alternativë e qëndrueshme ndaj karburanteve me bazë karboni. Me katalizatorin e ri, prodhimi i hidrogjenit ishte i mundur vazhdimisht për më shumë se 3000 orë (rreth katër muaj) me efikasitet 82%, pa degradim. Një ekip shkencëtarësh tashmë ka filluar të punojë me partnerë industrialë të cilët kanë përmirësuar katalizatorin origjinal iridium-mangan. Së bashku, ata synojnë të vazhdojnë studimin e ndërveprimit kimik midis iridiumit dhe oksidit të manganit në mënyrë që të zvogëlojnë më tej sasinë e kërkuar të iridiumit.

Ndërkaq, Yamaha dhe Toyota po zhvillojnë një V8 me 455 kuaj fuqi që funksionon vetëm me hidrogjen. Disa kompani dhe prodhues makinash po punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve alternative për motorët tradicionalë me djegie të brendshme.  Toyota, Subaru, Mazda dhe Yamaha kanë bashkuar forcat në një projekt kërkimor për të zhvilluar një motor që ka karakterin e një motori me djegie të brendshme, i cili punon me hidrogjen dhe lëshon kryesisht vetëm avuj uji. Kjo është arsyeja pse Toyota vendosi të porosisë një motor të ri V8 nga Yamaha, i cili bazohet në teknologjinë tradicionale të djegies, por që është ridizajnuar për hidrogjen./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending