Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës hap tender mbi 2,4 milionë euro për mirëmbajtje dimërore të rrugëve

Published

on

Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për tender me vlerë 2,4 milionë euro për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe trotuareve si dhe debllokim të kanalizimit atmosferik e cila përfshinë 14 llote me afat prej 36 muajsh.

Në këtë kontratë përpos mirëmbajtjes së rrugëve dhe kanalizimit atmosferik, përfshihet edhe heqja e borës, fshirja e mbeturinave dhe larja sipas kushteve.

Ky tender është duke u ekzekutuar përmes procedurës së hapur, derisa kriter për dhënie është operatori që ofron çmimin më të ulët për këtë shërbim, raporton Kallxo.com

Sipas të dhënave në njoftimin për kontratë, Operatori Ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të mjaftueshme se ka realizuar shërbime të ngjashme (mirëmbajtje verore, dimërore, pastrimi i shtratit të lumenjve, mbledhja dhe largimi i mbeturinave, etj.) në 3 vitet e fundit si dhe dëshmi për stafin profesional.

Në kontratën aktuale komuna bën mirëmbajtje të rrugëve në 11 llote, 7 prej tyre për zona urbane dhe 4 për zona rurale. Komuna e Prishtinës kontratën e fundit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve, trotuareve dhe hapësirave e nënshkroi më 26 tetor 2021 me afat prej 36 muajsh (3 vite) ku përfshihen disa operatorë ekonomik me shërbime në disa llote.

Vlera e kësaj kontrate është po ashtu 2.4 milionë euro.Në një deklarim për Kallxo.com, drejtori i Shërbimeve Publike në komunë, Ilirik Musliu është shprehur se kontrata aktuale që e kanë të trashëguar është ende valide dhe përfshinë kryeje shërbimi për ditë me borë dhe ngrica.

“Kontrata aktuale është në funksion të ditëve me ngrica dhe reshje bore, pasi që si kontratë e trashëguar ka qenë e ndërtuar në bazë të ditëve. Ende kemi ditë që mundemi ti shfrytëzojmë, e kemi kalkuluar që të mos mbetemi pa kontratë”- u shpreh Musliu.Qeverisja lokale ka përgjegjësi të mirëmbajë rrugët lokale, pra brenda qytetit dhe fshatrave, derisa ato magjistrale, rajonale dhe autostrada janë në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për t’u mirëmbajtur./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending