Connect with us

Infrastrukturë

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Prokurorisë Themelore për 75 vilat në Brezovicë

Published

on

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, duke vërtetuar urdhrat e Gjykatës Themelore të Pejës të 5 dhe 6 korrikut 2023, në të cilat ishte urdhëruar lirimi i 75 pronave, kryesisht vila, të sekuestruara në rastin e njohur si ‘’Brezovica’’.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, të siguruar nga Kallxo.com, aktvendimi i Gjykatës Themelore të Pejës nuk shkel dispozitat kryesore të procedurës penale.

Gjykata e Apelit vlerëson se aktvendimi i Gjykatës Themelore është i drejtë dhe i plotë në vërtetimin e fakteve kur është bërë kërkesa nga Prokuroria për lëshimin e urdhrit për masë të përkohshme për 75 vilat.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarët Burim Ademi – kryetar i kolegjit, Afërdita Bytyçi dhe Ferit Osmani – anëtarë.Sipas vendimit, nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor në rezultatin e vendimit të Gjykatës së parë, ku konstatohet se kërkesa për lëshimin e urdhrit për masë të përkohshme është e pasafatshme.

Kështu, citimi i vendimit të Gjykatës së parë si “urdhër” në vend të “aktvendim” nuk konsiderohet si shkelje e dispozitave ligjore lidhur me meritat e çështjes. Tutje, sipas këtij vendimi, Gjykata e Apelit thekson se kolegji ka marrë në konsideratë se procedura e sekuestrimit të pasurisë sipas Kodit të Procedurës Penale, i cili ishte në fuqi deri më 17 shkurt 2023, përcaktonte se kur gjykata lëshonte urdhrin për sekuestrim, rrjedhimisht përcaktohet edhe afati ligjor që prokuroria detyrimisht duhet të paraqesë kërkesën për masën e përkohshme brenda këtij afati.

Gjykata e Pejës me 6 korrik 2023 kishte urdhëruar lirimin e 75 vilave të sekuestruara në rastin e njohur si “Brezovica”.Sipas vendimit të Gjykatës, prokurori i rastit, Rasim Maloku, nuk e kishte parashtruar kërkesën e re për masë të sigurisë për vilat e sekuestruara brenda afatit të paraparë me ligj.

Sipas arsyetimit të urdhrit të Gjykatës, thuhej se ‘’Ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e sekuestrimit të përkohshëm të objekteve të cekura më lartë, ka paraparë ‘brenda gjashtëdhjetë ditëve nga konfiskimi i ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshme, prokurori i shtetit kërkon masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë’.“Gjykata Themelore në Pejë gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar, është e pasafatshme” – thuhej tutje në arsyetim të vendimit të Gjykatës.

Prokuroria e Ferizajt ka parashtruar ankesë kundër këtij urdhri për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale dhe vlerësimit të gabuar të fakteve mbi të cilat është nxjerrë ky urdhër.

Sipas ankesës, prokurori pretendon që Gjykata gabimisht ka llogaritur afatin ligjor prej 60 ditësh për paraqitjen e kërkesës për masën e sigurisë së objekteve të sekuestruara përkohësisht.Sipas ankesës, lista e objekteve të sekuestruara dhe pronarët juridikë ka qenë e siguruar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe e Kadastrit në Komunën e Shtërpcës e cila nuk ka qenë në përputhje me gjendjen faktike në terren.

Sipas prokurorit, kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës sẽ sigurisë e 15 qershorit 2023 është paraqitur brenda afatit ligjor, pas konsultimit me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.

Mbi 1 milion euro pretendohet të jenë marrë ryshfet në këmbim të lejeve ndërtimore në zonën e Brezovicës.Pjesa më e madhe e këtyre parave përshkruhet të ketë përfunduar në “xhepat” e ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, i cili kontrollonte secilin aplikim për leje ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës.

Në këtë çështje bashkë me ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, për veprat penale: marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit akuzohen edhe pesë persona të tjerë: Dimitrije Raiçiçeviq, Rijad Hasani, Hajrush Ajvazi, Labinot Vitija dhe Hysein Ajdini./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending