Julia Minner, një arkitekte model për ta ndjekur

0

Profili i një gruaje të njohur si arkitekte, artiste dhe biznesmene. Kjo është thirrja që Julia Minner u bën vajzave të reja që të punojnë shumë dhe të mos dorëzohen përball kufizimeve të shumta gjinore që femrat mund të kenë në rrugën e suksesit.

Julia Miner, AIA është një nga anëtaret e klasit të parë të femrave në Kolegjin Darthmouth dhe aktualisht drejton studion e saj projektuese në zonën e Bostonit. Stili i saj arkitektonikë ka tërhequr klientë nga të dy sektorët, nga ai rezidencial dhe komercial. Miner po ashtu ka shkëlqyer si ilustruese e librave , piktore e mësuese duke u frymëzuar nga një filozofi holistike e projektimit që është ndikuar nga Charles Moore dhe Charles Schultz, raporton Ndertimi.info.

Një vit pas diplomimit, në një intervistë punë asaj i thanë: “Ne nuk mund të dërgojmë një vajzë në vend ndërtim“ dhe si një profesioniste e re “Ju jeni duke u paguar më pak se Joe, sepse ai ka një familje për të mbajtur”. Në të dy rastet pasi që panë reaksionin e saj, deklaratat u tërhoqën po kjo nuk e ndryshoi praktikën.

Mbështetja dhe vetëdija që kemi tani në lidhje me sjelljet e duhura në zyrë, barazinë gjinore dhe idea e vetëvlerësimit që të dimë me kënd po negociojmë atëkohë nuk ekzistonin. Por, që i kam falur dhe kam vazhduar. Gratë te cilat ishin të zëshme dhe luftuan për pozita dhe praktika më të mira ato sakrifikuan shumëçka prandaj ato paraqesin modelet më të mëdha. Ne gjeneratat e ardhshme të femrave në këtë profesion ua kemi borxh punën atyre që punuan shumë në heshtje për pak njohje dhe vlerësim.

Një nga arsyet kryesore pse e vazhdojë punën në studion time është që të inspirojë gratë dhe vajzat tjera të qëndrojnë në këtë profesion. Unë ju rekomandoj që të punoni shumë në fillim dhe të merrni licencën sa më shpejtë të jetë e mundur. Megjithëse kjo mund të ju merr kohë dhe mund të kushtojë shtrenjtë ju i detyroheni profesionit për të mbajtur licencat dhe kredencialet femërore. Përndryshe nëse në shuhemi do të humbim në detin e projektuesve dhe publikut do t’i mungojnë aftësitë tona të përcjelluara nga vitet e largëta.

Drejtimi i biznesit nuk është i natyrshëm për mua, por unë mbështetem në anën time artistike. Por pavarësisht kësaj unë vazhdoj të punoj për të zgjeruar njohuritë dhe eksperiencat e mija me arkitektë të rinjë dhe kjo më ndihmon për të kaluar pengesa të mundshme si mosha, gjinia dhe t’i shoh ato si përparësi. Janë një bazë e mirë e influencimit dhe komunikimit dhe më japin një perspektivë të freskët ku unë mund të shpreh përvojat e mija si piktore, shkrimtare që të gjej një lidhje me klientët në një nivel tjetër nga biseda tullë apo llaç.

Përderisa fokusi më i madh sot është në marketing dhe mediat sociale të cilat kanë një rol të pakrahasueshëm ju mund të kaloni jetën tuaj duke u lidhur në internet dhe të ndjeheni të lënë anash. Kam mësuar se nuk ka të bëjë më shitjen, duhet kuptuar se nga vijnë klientët tuaj potencialë dhe t’i edukojmë ata për mënyrën e veçantë se si mund t’i ndihmojmë ata për të arritur qëllimet e tyre. /Ndertimi.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here