Connect with us

Infrastrukturë

Gurthemeli për shkollën e mesme në Ferizaj është vendosur në pronë të huaj

Published

on

Komuna e Ferizajt kishte nisur ndërtimin e objektit për të cilin kishte ndarë rreth 2 milionë euro. Por, ndërtimi kishte nisur në pronën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), pa një leje parapake nga kjo e fundit.

Rasti shkoi edhe në gjykatë. Përveç kësaj, punët nuk ishin kryer si duhet dhe kishte vonesa në realizmin e tyre.

I pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me vartësit e tij dhe të tjerë, më 12 tetor të vitit 2018 vunë gurin e themelit të objektit të shkollës së mesme.

Kreu i Komunës, Agim Aliu, në mes tjerash kishte thënë se kjo shkollë përveçse do të mundësojë avancim të profesorëve, mësimdhënësve, njëkohësisht do të krijojë kushte më të mira për nxënësit.

Sipas Aliut, shkolla që pritet të kushtojë mbi 1.8 milion euro, do t’i ketë 29 klasë si dhe kabinete.

“Do të jetë një shkollë e cila do të ketë 29 klasë, pra do të jetë me kapacitete më të shtuara se shkollat tjera dhe sigurisht se edhe me kabinetet tjera dhe ka një kosto prej 1 milion e 800 mijë euro, por nuk është çështja tek shuma sa është tek ajo se vërtet jemi në vitin 2018, në përfundim të këtij viti dhe kur vihet gurthemeli për një shkollë në fakt tregon që ne ende nuk e kemi përmbyllur ciklin e investimeve kapitale në fushën e arsimit, sado që është investuar gjatë këtyre dekadave, sidomos në dekadën e fundit, kjo tregon që ende nuk është bërë mjaftueshëm për të bërë kushte më të mira për të gjitha ata që janë pjesë e fushës së arsimit…”, kishte thënë kryetari Aliu.

Më 2017 ishte hapur tenderi për ndërtimin e shkollës.

Në muajin qershor të vitit 2017, Komuna e Ferizajt kishte hapur tender për ndërtimin e shkollës së mesme.

Për realizmin e këtij projekti trevjeçar, Komuna e Ferizajt kishte ndarë 2,110,000 euro. Mjetet për këtë kontratë u siguruan nga buxheti i Kosovës.Procedura e hapur e prokurimit ishte lloji i procedurës për këtë tender me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.

Ndonëse në bazë të planit zhvillimor komunal të dy parcelat janë të parapara për arsim, prandaj nuk është parë e arsyeshme për të nxjerrë ndonjë vendim, siç thuhet nga Komuna në përgjigjen për Kallxo.com, ndërtimi i shkollës së mesme doli të jetë bërë në pronën e dikujt tjetër, dhe pa leje paraprake.

 

Infrastrukturë

Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani përpara 2022-ës deklaronte në pasurinë e saj se kishte në pronësi një banesë dhe një garazh të papërfunduar. Banesa ishte prej 83 metrash katrorë, ndërsa garazhi 12 metra katrorë. Mirëpo ato s’i figurojnë në deklarimet e pasurisë për 2023-ën dhe 2024-ën. E para e vendit s’ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë në formularet që ia ka dërguar AKP’së. Mospërputhje në deklarimet aktuale dhe ato të mëhershme janë parë edhe në luajtjen e vlerave të pasurisë së patundshme të Osmanit dhe zotëriut të parë, Prindon Sadriut.

Banesën e papërfunduar prej 83,51 metrash katrorë presidentja Osmani para 2022-ës e vlerësonte në vlerë prej 40 mijë eurosh. Ndërkaq, garazhin e papërfunduar prej 12 metrash katrorë 2,500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, në formularët që presidentja ia ka dërguar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitet 2023 dhe 2024-ën nuk i deklaron këto më. Për këto, ajo s’ka dhënë edhe në ndonjë sqarim tek sektori “të dhënat e tjera”.

Shpjegim presidentja s’iu ka dhënë edhe luhatjes së vlerave të pasurive të paluajtshme përgjatë viteve, herë të presidentes e her të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.

Gazeta Insajderi ka përgatitur një formular, ku përmes hijezimit me ngjyrë të kuqe shënjon rënien dhe me të kaltër ngritjen e vlerave të pasurisë së paluajtshme të së pares së vendit dhe zotëriut të parë.

Një banesë prej 67 metrash katrorë në pronësi të Prindon Sadriut deklarohet në vlerë prej 67 mijë eurosh më 2020-ën. Një vit më vonë 66 mijë, ndërkaq në 2022-ën 70 mijë euro. Më 2023-ën dhe 2024-ën banesës i bie vlera për 10 mijë euro, duke u vlerësuar 59,670 euro.

Njësoj ndodh me një garazhë në pronësi të zotëriut të parë. Për dy vite, ajo mban vlerën e pesë mijë eurove, më pas në 2023-ën dhe 2024-ën i hip vlera për një mijë euro më shumë, pra gjashtë mijë.

Kështu ndodh edhe me një shtëpi tjetër të Prindonit. Për tri vite me radhë, shtëpia prej 150 metrash katrorë për tri vite rresht vlerësohet për 180 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën i bie vlera për 10 mijë më pak, pra 170 mijë euro.

Çuditërisht, për 20 mijë euro më shumë iu është rritur vlera edhe të ashtuquajturit “banimit në varg në Kosovë”, apo shtëpisë presidenciale në “Marigona Hill” të Osmanit dhe Sadriut. Në vitin 2023 vlerësohej 170 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën 190 mijë sosh./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të shtrenjtohen

Published

on

Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmimeve të shitjes së apartamenteve. Tendencë në rritje ka pasur edhe te pronat në zonat qendrore.

Por ky çmim a është në raport të kërkesës për këtë treg? Për SCAN ndërtuesi Artur Roshi ka thënë se kosto për 1 metër katror ndërtim varion nga 700-850 euro, prandaj nuk duhet të abuzohet me çmimet.

“Kosto varion nga 700-850 euro/m2, duke përfshirë pronarë, taksa e çdo gjë. Ti nuk mund ta marrësh dhe ta shesësh 2-fish, sepse ndërtimi nuk është thjesht tregti, aq më tepër kur flasim për njësi të sipërfaqes, që do të thotë se milionat aty janë të shumta.

Është mekanizmi i ekonomisë së tregut që duhet të funksionojë në bazë të kërkesë-ofertës”- thotë ndërtuesi dhe inxhinieri Artur Roshi.

Ndërsa Armand Shkembi, administrator i një agjencie imobiliare thotë se çmimet janë rritur fiktivisht, por pritshmëritë sipas tij janë për ulje të çmimeve në vitet 2025-2026

“Fundi i Bulevardit-Paskuqan është në çmimet 900-1000 euro/metër, ndërsa të tjerat madje dhe zona e Astirit që ka qënë 1000, ka shkuar 1200-1300/metër. Pra sa më afër qendrës, “qielli’’ është limiti.

Nga Durrësi e Shëngjini është 1300-1500 m2,  Dhërmiu fillon nga 2500- 4500 euro metri katror”- thotë Shkembi. Sa i takon sigurisë, Roshi dhe Shkembi kanë thënë se me përmirësimin e legjislacionit cilësia është rritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë

Published

on

China Railway Tunnel Group ka pohuar po punon për shpimin rekord të një tuneli të ri gjatë ndërtimit të autostradës së re në Gjeorgji.

Kompania tha se kishte arritur një përparim maksimal mujor prej 426 metrash në tunelin Gudauri në autostradën KK Veri-Jug të Gjeorgjisë.

Ky ishte një rekord në ndërtimin e tunelit TBM me diametër të madh, duke tejkaluar maksimumin e njohur më parë të industrisë prej 320 metrash në muaj, pohoi ai.

Për projektin ka përdorur TBM Kaukazi, i cili është 182 metra i gjatë dhe peshon 3900 ton. Ka një shtytje maksimale prej 22.600 ton dhe fuqi totale prej 9.900 kilovat. Kompania pretendoi se me një diametër gërmimi prej 15.08 metrash, është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji.

Autostrada me dy kate, me dy karrexhata KK Highway është 22.7 km e gjatë dhe seksioni 1 i lotit 10 km, i cili përfshin tunelin Gudauri 8,860 m të gjatë, po ndërtohet nga China Railway Tunnel Group.

China Railway Tunnel Group tha se e kishte përfunduar tunelin përpara afatit. Pasi të përfundojë, autostrada e re pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit përgjatë shtrirjes nga një orë në 20 minuta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending