Connect with us

Infrastrukturë

“Infrakos” fshehu të dhënat e kredive të marra nga BERZH-i

Published

on

Kompania “Infrakos” kishte prezantuar në pasqyrën e pozicionit financiar të dhënat lidhur me “Projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10” e cila është e financuar përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Grantet.

Vlera e projektit e prezantuar në pasqyra financiare si investim në vijim është 27,938,333€, prej të cilave 15,200,294€ është prezantuar si kredi afatgjatë dhe pjesa prej 12,738,039€ është përfshirë në kuadër të Granteve të shtyra.

Në Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të hekurudhat e Kosovës – Infrakos, për vitin 2021 shkruan se këto informata financiare nuk janë të regjistruara si transaksione në sistemin e kontabilitetit, por janë të paraqitura vetëm manualisht në PFV.

“Po ashtu, ne kemi vërejtur se në pasqyrën e të ardhurave gjithëpërfshirëse, kompania nuk kishte prezantuar shpenzimet e interesit në vlerë 39,555€ për kredinë e marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).”, shrkuan në raport.

Si rrjedhojë e mos regjistrimit të shpenzimeve të tilla, vlera totale e detyrimeve të akumuluara ndaj interesit të kredisë në vlerë 143,475€ nuk ishte paraqitur në pasqyrën e pozicionit financiar.

Për shkak të komunikimit të dobët në mes njësisë për implementimin e projektit dhe zyrës së financave, informatat financiare lidhur me shpenzimet e projektit nuk ishin prezantuar në pasqyrat financiare.

Mos prezantimi i shpenzimeve të interesit paraqet mangësi në prezantimin e gjendjes së llogarive, dhe rrjedhimisht dëmton edhe cilësinë e informatave në pasqyrat financiare.

Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë se janë marrë të gjitha veprimet për përmirësimet e komunikimit, respektivisht këmbimin me kohë të informatave të nevojshme me qëllim që shpenzimet, respektivisht detyrimet e ndërmarrjes të prezantohen drejtë në pasqyra financiare./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending