Gjeravica magjepsëse (UDHWPWRSHKRIM)
Kur alarmi cingërroj, dielli i mëngjesit nuk e kishte takuar ende majën e Gjeravicës. U zgjuam në orën 4 të mëngjesit për tu bërë gati shpejt e shpejt për aventurën e re që po na priste.
U nisëm pak pas agimit nga hotel Grand Gjeravica, stafi i së cilës në mbremjën e një natë më parë ishin përkujdesur që të na linin gati ushqimin dhe ujin e mbushur nga burimet.
Të dhënë pas aventurave vendosëm që ngjitjen ta bënim nga ana e thepisur dhe jo nga shtegu i shenjëzuar.
Askush tjetër nuk ishte në këtë shtegë, dëgjohej vetëm ushëtima e bjeshkëve, rrjedha e ujit, cicerimat e zogjëve. U ndie sikur të ishim njerëzit e parë që po ecnim në këtë shteg, sikur po zbulonim një majë që askush me parë nuk e kishte parë. Këto ishin mendimet e para gjatë ecjes në agimin e hershëm.
Në atë mëngjes, moti ishte në anën tonë. Një freski e lehtë që është ideale për ngjitje si këto. Vazhduam ngjitjen me një shpejtësi, sikur fëmijet kur vrapojnë tek nëna e tyre, më dukej sikur po fluturonim drejt një ndër majave më të larta në Kosovë.
Pas disa metra ngjitje u shfaqë edhe lodhja e pare. Mendja filloj luftën e saj, e shfaqi kokën zëri i pritesës: më mirë do të ishtë po të qëndoja në shtrat, cili është qëllimi i kësaj ngjitje? Trupi i ulëriste mendjes: nuk dua të eci më? Por, çdo gjëndryshoj retë lëvizë me shpejtësi dhe qielli u hap duke na ofruar pamje pafund të vargmaleve, luginës, gjelbrimit i cili në disa vende ishte i mbuluar me borë.
Buzëqeshja përshkoij fytyrat tona. Në krye të luginës, soditëm disa ujëvara që dukeshin nga larg, të ngjashme me shiritat, që po dërgonin ujë falas qindra metra poshtë shkëmbinjeve, rrjedha të gjata të ujit që po derdheshin në drejtim të fshatrave të Junikut.
Ndërsa, unë po mendoja për mirësinë e natyrës karshi neve, e cila është përtej asaj çka ne meritojmë, shpesh herë më duket dashuri e njëanshme. Sikur natyra vazhdon të na dhuroj të mira, vazhdon të luftoj për kthim të dashurisë së njëjtë nga ana jonë; por, ne e marrim dashurinë dhe mirësinë e saj si të mirëqenë.
Natyra nuk është në shërbimin tonë, ne do të duhej të ishim në shërbim të saj. Më vinte t’i kërkoja falje me tërë fuqinë e zërit që kisha.
Me ecjen tonë të shpejtë dhe zigzag për të zbutur pak ngjitjen, mbërritëm tekë maja e vogël e Gjeravicës. Pushuam pak dhe shikuam bukuritë e pafunda që dukeshin poshtë nesh. Kishim edhe rreth 350 metra ngjitje deri tekë maja e Gjeravicës. Vazhduam ecjen, më të lumtur se kurrë, sepse po i afroheshim qëllimit tonë. Këmbet po fluturonin mbi shkëmbinjët e thepisur, dukej sikur po ecnim në një livadh të rrafshët të mbushur me lule.
Gjeravicën e pushtuam në ora 06:59. Një pamje magjepsëse e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Me një lëvizje të shikimit mund të udhëtosh në tri shtete.
Në atë moment të vjen natyrshëm një mendim: sa e vogël është bota, sa afër jemi, ndajmë një tokë të përbashkët, ndajmë të njëjtën natyrë.
Ndërsa kufijtë ekzistojnë vetëm në mendjen tonë, e imja, e asaj, e atij, është vetëm në imagjinatën tonë.
Gjithçka është e tokës, në shfrytëzim nga ne dhe çdo lloj specie tjetër. Ne jemi vetëm qiramarrës të përkohshëm, në tendencë të vazhdueshme për të marrë pak territor më shumë nga fqinji, i cili po ashtu është vetëm një qiramarrës i përkohshëm i asaj copëze të vogël toke.
Nga maja e Gjeravicës mund të vërehen edhe maja të tjera, si: Maja e Shkelzenit, Rrasa e Zogut, Maja Jezërces, etj.
Pas një qëndrimi prej 40 minuta, nën rrezet e diellit, të shoqëruar me ushqim, ujë, fruta dhe pamje të mahnitshme, filluam të zbresim. Zbritjen vendosëm ta bëjmë nga shtegu i shënjezuar, për të kaluar kështu pranë liqenit i Gjeravicës, i cili po mbushej me ujë nga të gjitha anët që po shkrihej bora e fundit e mbetur në shkëmbinjë. Liqeni i Gjeravicës është edhe burim për lumin Erenik, ndërsa lumi Erenik është një prej degëve prej të cilit furnizohet Drini i Bardhë.
Liqeni ishte ende i mbuluar me borë dhe kishte marrë pamje drithëruese.
Vazhduam të zbresim fluturimthi, të buzëqeshur, të përmbushur pas përfundimit të kësaj aventure. Gjatë zbritjes takuam edhe guiden Bekim Gaxherri nga Juniku që ngjitet me grupe të ndryshme 8 deri në 10 herë në muaj në Gjeravicë. Ai na foli më shumë pasjon për bukuritë dhe historinë e luginës së gropave të Erenikut.
Gjatë rrugës takuam edhe pjesën tjetër të bjeshkatarëve, u bëmë bashkë të gjithë dhe u nisëm në drejtim të hotelit, ku na priste dreka dhe festa.(Ky udhëpërshkrim është shkruar nga Qëndresa Gashi)./Media Ndërtimi.